Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i ka bërë thirrje siç e ka quajtur ajo deputetit Albin Kurti që të reflektoj dhe të ndërroj kandidaten për kryeparlamentare që të ecët përpara.
Ajo pas dështimit të 19-të seancës për konstituimin e Kuvendit, ka thënë se Kurti nuk e ka shumicën dhe ky është realiteti.
“I bëj thirrje deputetit Kurti që të reflektojë në mënyrë që institucionet e Kosovës të konstituohen sa më shpjet. Kurti nuk e ka shumicën, ky është realiteti”, ka thënë Çitaku para medieve.