Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas vrasjes së një grua në Ferizaj nga ish- bashkëshorti i saj.
Ajo tha se lehtësia e padurueshme me të cilën vrahen, dhunohen, ngacmohen e cenohen gratë në Kosovë, duhet të jetë një këmbanë shurdhuese për secilin prej nesh.
“Dhimbje pafund për Eronën, jeta e së cilës u shua sot nga ish bashkëshorti. Lehtësia e padurueshme me të cilën vrahen, dhunohen, ngacmohen, cenohen, gratë në Kosovë, duhet të jetë një këmbanë shurdhuese për secilin prej nesh. Na fal Eronë, që dështuam të të mbrojmë”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Policia ka bërë të ditur se në këtë rast ka mbetur i plagosur edhe vëllai i mitur i 21 vjeçares.
Ndërsa, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se i dyshuari për këtë rast është ndaluar për 48 orë./teve1.info