TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çitaku: Qeveria po i përdorë ambasadat dhe burimet e shtetit për fushatë elektorale

by tëvë1
11 muaj ago
0
A A
Çitaku: Qeveria po i përdorë ambasadat dhe burimet e shtetit për fushatë elektorale

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka akuzuar kryeministrin Kurti dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme se po i përdorin ambasadat për qëllime partiake e fushatë elektorale.

Në një konferencë për media ajo ka bërë thirrje që të ndalen nga një gjë e tillë.

“Ditëve të fundit, Kryeministri i Kosovës dhe Ministrja e Punëve të Jashtme po e keqpërdorin hapur pushtetin e tyre politik, paratë e taksapaguesve dhe institucionet tona për të kryer një fushatë partiake në diasporë. Kjo qeveri—e zgjedhur për t’u shërbyer qytetarëve, tani po e kthen shtetin dhe burimet e tij në mjete për përfitime partiake, ka thënë Çitaku, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Sekretarja e PDK-së ka shtuar se Qeveria e Kosovës po tenton që të kamuflojë axhendën partiake si punë zyrtare qeveritare – por qëllimi i tyre i vërtetë është mëse i dukshëm.

Sipas saj, kjo sjellje e Qeverisë nuk është vetëm zhgënjyese; është e papranueshme dhe e turpshme.

“Dhe, mbi të gjitha, është një manipulim i diasporës sonë, e cila meriton respekt dhe ndershmëri, jo skema të ulëta politike. Bashkatdhetarët tanë në mërgatë kanë treguar një përkushtim të palëkundur ndaj Kosovës ndër dekada. Ata meritojnë respekt, jo manipulim”, ka thënë më tutje Çitaku.

Ajo ka treguar se në fushatën e tyre, Kryeministri dhe Ministrja e Jashtme po e kalojnë çdo kufi, duke ushtruar presion ndaj diplomatëve të Kosovës nëpër botë, duke i detyruar që të organizojnë takime fushate nën petkun e punës shtetërore.

“Diplomatët, të cilët duhet t’i shërbejnë çdo qytetari me dinjitet dhe paanshmëri, po detyrohen të organizojnë takime partiake, duke keqpërdorur detyrën zyrtare dhe burimet shtetërore. Ky manipulim i pushtetit është një abuzim i mirëfilltë. Prandaj sot, u bëj thirrje çdo diplomati që përfaqëson Republikën e Kosovës: Të mos i nënshtrohen këtij abuzimi. Mos lejoni të përdoreni si instrumente në fushatën e kësaj qeverie. Kujtoni, ju jeni përfaqësues të Kosovës, jo përfaqësues të një axhende partiake. Ju keni bërë betimin për t’i shërbyer Kosovës”, ka thënë sekretarja e PDK-së.

Në fund të fjalimit të saj, Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së iu drejtua edhe Kryeministrit me një mesazh të drejtpërdrejt.

“Kosova meriton më mirë se ju dhe oborrtarët e tu të paaftë e abuzues. 9 shkurti është fundi i këtij mentaliteti qeverisës dhe fillimi i një epoke të re me Qeverinë Hamza. Kosova mundet ma mirë. Kosovën do ta bëjmë më të mirë”, tha Çitaku.

Kryeministri Kurti dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla kanë mbajtur disa takime me mërgimtarët në vende të ndryshme.

Tags: ambasadatcitakukurti
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aktakuzë ndaj dy personave për dokumente të rrejshme lidhur me tatimin

Aktakuzë ndaj dy personave për dokumente të rrejshme lidhur me tatimin

Dy çanta me mallra të padeklaruara kapen në pikën kufitare të Vërmicës

Dy çanta me mallra të padeklaruara kapen në pikën kufitare të Vërmicës

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohet një 26-vjeçar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë

Drejtori i Policisë takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Drejtori i Policisë takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Nuk ka zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor, Kushtetuesja rrëzon dekretin e Begajt

Nuk ka zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor, Kushtetuesja rrëzon dekretin e Begajt

Daçiqi thotë se kanë arrestuar një shqiptar me “materiale propagandistike” për ndeshjen Serbi–Shqipëri

Daçiqi thotë se kanë arrestuar një shqiptar me “materiale propagandistike” për ndeshjen Serbi–Shqipëri

Aktakuzë ndaj dy personave për dokumente të rrejshme lidhur me tatimin

Aktakuzë ndaj dy personave për dokumente të rrejshme lidhur me tatimin

Dy çanta me mallra të padeklaruara kapen në pikën kufitare të Vërmicës

Dy çanta me mallra të padeklaruara kapen në pikën kufitare të Vërmicës

Hendboll: Rahoveci e kërkon në Luksemburg suksesin evropian

Hendboll: Rahoveci e kërkon në Luksemburg suksesin evropian

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohet një 26-vjeçar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë

Drejtori i Policisë takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Drejtori i Policisë takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën