TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çitaku: PDK do të inicojë mocion për shkarkimin e Bordit të RTK-së

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Çitaku: Seanca në OKB barasvlerësoi sulmin terrorist në Banjskë me dinarin

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka njoftuar se Grupi Parlamentar i PDK-së javën e ardhshme do ta dorëzojë mocionin për shkarkimin e Bordit të RTK-së, pas publikimit të lajmit të paverifikuar të “Slobodna Bosna”, përmes të cilit etiketohen mediat tjera për lidhje me Serbinë.

Çitaku, në një konferencë për media, theksoi se mocioni për vënien para përgjegjësisë së këtij Bordi që nuk e ka kurajën të mbroj transmetuesin publik dhe standardet e gazetarisë mbi të cilat duhet të organizohet puna e transmetuesit publik, është i domosdoshëm.

“Kjo nismë është e pandalshme, emergjente dhe në funksion të mbrojtjes së fjalës së lirë dhe lirisë së mediave. RTK është e publikut dhe nuk duhet të shndërrohet në instrument të pushtetit për të projektuar, organizuar dhe transmetuar shpifje dhe të pavërteta kundër mediave dhe kolegëve të tyre gazetarë me qëllim që ti shërbejë partisë në pushtet në betejën e saj të dëshpëruar për të luftuar fjalën e lirë dhe të vërtetën që publiku duhet ta dijë”, tha ajo.

Çitaku tha se RTK dështoi t’u qëndrojë besnik parimeve themelore të gazetarisë, sepse nuk iu rezistoi dot presioneve politike të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila RTK-në e ka shndërruar në media partiake.

“Lajmet e rreme të RTK-së të cilat citonin po ashtu një medium boshnjak artikulli i të cilit mund të jetë shkruar në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, përbëjnë cenim direkt të sigurisë dhe jetës së gazetarëve të këtyre mediumeve nga njëra anë, por edhe shpërfaqin, nga ana tjetër, fushatën qeveritare kundër mediave dhe fjalës së lirë, si një vlerë kushtetuese dhe demokratike e shtetit dhe shoqërisë tonë. Prandaj, pas gjithë kësaj situate, RTK nuk e ka kredibilitetin e transmetuesit publik nëse nuk merren masa ndaj drejtuesve të tij. Aq më tepër që nga dita në ditë, u ndriçuan shumë rrethana edhe nga disa gazetarë të këtij mediumi e të cilët dëshmuan integritet profesional duke u distancuar nga lajme të tilla shpifëse. Ky lajm shpifës që trazoi themelet e fjalës së lirë në Kosovë dhe zgjoi edhe reagime të panumërta nga organizata vendore e ndërkombëtare, e ka një adresë të saktë, Bordin e RTK-së dhe drejtorin e Televizionit”, deklaroi Çitaku.

PDK  vlerëson se përfshirja e zyrtarëve të AKI-së, ashtu siç po raportohet, duhet të hetohet nga Prokuroria Speciale sa më parë, në mënyrë që të ndriçohet e vërteta.

Çitaku i konsideron shqetësuese dhe të patolerueshme përpjekjet e vazhdueshme të pushtetit të udhëhequr nga Qeveria Kurti për të cenuar lirinë e medias dhe të fjalës së lirë.

“Në këto 4 vite, nuk ju mjaftuan kërcënimet, fyerjet dhe shpifjet ndaj gazetarëve, vendimet për mbylljen e mediumeve apo edhe kapja dhe kontrolli i Komisionit të Pavarur të Mediave. Por betejat e tyre për shtypjen e zërave të informimit të të vërtetës te publiku e morën një trajtë tejet shqetësuese, të rrezikshme dhe të pashembullt, duke e përdorur RTK-në si transmetuesin publik, për të thurur trillime, shpifje dhe të pavërteta ndaj disa prej mediave të respektueshme në Kosovë, vetëm me qëllimin që të dezinformojnë publikun, të cenojnë besueshmërinë e publikut ndaj këtyre mediave duke i paraqitur pa asnjë bazë – si instrumente që financohen nga Serbia dhe Rusia”, shtoi ajo.

Tags: pdkRTKVlora Citaku
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas vdekjes së punëtorit në Ferizaj, Hoti paralajmëron aksion të jashtëzakonshëm inspektimesh në ndërtimtari

Hoti nënshkruan vendimin për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet në nevojë, ndahen 15 milionë euro

Një foshnje dy muajshe vdes në Emergjencën e Gjilanit, policia nis hetimet

Një foshnje dy muajshe vdes në Emergjencën e Gjilanit, policia nis hetimet

Zhduken dy kompjuterë nga biblioteka e qytetit, drejtori komunal e raporton rastin në Polici

Zhduken dy kompjuterë nga biblioteka e qytetit, drejtori komunal e raporton rastin në Polici

Zhduket një vajzë e mitur në Prishtinë

Zhduket një vajzë e mitur në Prishtinë

Artistja shqiptare zbulon lajmin e ëmbël – Do të bëhet nënë për herë të parë

Artistja shqiptare zbulon lajmin e ëmbël – Do të bëhet nënë për herë të parë

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Me derbin Malisheva – Prishtina, mbyllet xhiro e nëntë

Përmbytjet e mëdha në Stamboll, vdes 14-vjeçari pasi shkel në pellgun me rrymë elektrike – pezullohet edhe mësimi

Përmbytjet e mëdha në Stamboll, vdes 14-vjeçari pasi shkel në pellgun me rrymë elektrike – pezullohet edhe mësimi

Bojkotohet mësimi në gjimnaze dhe fakultete të Tiranës, studentët nisin marshimin, grumbullohen para Parlamentit

Bojkotohet mësimi në gjimnaze dhe fakultete të Tiranës, studentët nisin marshimin, grumbullohen para Parlamentit

Pas vdekjes së punëtorit në Ferizaj, Hoti paralajmëron aksion të jashtëzakonshëm inspektimesh në ndërtimtari

Hoti nënshkruan vendimin për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet në nevojë, ndahen 15 milionë euro

Një foshnje dy muajshe vdes në Emergjencën e Gjilanit, policia nis hetimet

Një foshnje dy muajshe vdes në Emergjencën e Gjilanit, policia nis hetimet

Zhduken dy kompjuterë nga biblioteka e qytetit, drejtori komunal e raporton rastin në Polici

Zhduken dy kompjuterë nga biblioteka e qytetit, drejtori komunal e raporton rastin në Polici

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën