Çitaku përmes një postimi në Facebook e ka këshilluar ministrin Murati që të del pak prej zyrës së tij dhe të flasë me mësuesit, mjekët, policët e studentët.
Sepse sipas saj, kur Murati të kthehet në zyrë pas këtyre vizitave ai do ta largojë statutin e tij nga Facebook-u.
“Ministër, dil pak prej zyrës. Fol pak me biznese të vogla, fol pak me mësuesit, mjekët, policët, studentët. E kur të kthehesh në zyre pasi të kesh takuar qytetarët e këtij vendi, ke me e fshi vet këtë status”, ka shkruar ajo.
Ndryshe Ministri i Financave, Hekuran Murati, sot përmes një postimi në Facebook, ka prezantuar disa pika, të cilat sipas tij, kanë treguar qëndrueshmëri të jashtëzakonshme në ekonominë e vendit./teve1.info./