TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çitaku: Mos anëtarësimi në KiE kronikë e një dështimi të paralajmëruar

by Tëvë1
1 vit ago
0
A A
Çitaku e quan skandaloze letrën e Gërvallës: Diplomacia nuk është lojë fëmijësh

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, thotë se mos anëtarësimi në Këshillin e Evropës është kronikë e një dështimi të paralajmëruar, pasi kushti për asociacion erdhi si pasojë e humbjes së besimit të Qeverisë Kurti nga aleatët e Kosovës. Ajo thotë se e vetmja mënyrë për të dalë nga gjendja aktuale janë zgjedhjet e reja.

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një intervistë për KosovaPress thotë se ekzekutivi se ka trajtuar seriozisht procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Ka qenë një kronikë e një dështimi të paralajmëruar. Ju e dini se PDK-ja e ka mbështetur procesin e aplikimit dhe anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, sikurse kemi insistuar që qeveria mos të humbë kohë, por të aplikojë menjëherë pas përjashtimit të Rusisë nga kjo organizatë që është bërë dy vite më parë. Arsyeja e vetme që deri tani ka qenë i pamundur procedimi i aplikacionit të Kosovës ka qenë Rusia dhe fuqia e madhe që ka pasur Federata Ruse brenda strukturave të ndryshme të Këshillit të Evropës.

Sipas saj, tentativa e fundit e qeverisë që të hartojë një draft të asociacionit dhe të dërgojë në Kushtetuese deri në fund të muajit maj ishte e gabuar.

“Aleatët e Kosovës, posaçërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka më shumë sesa dy vite që i kanë ofruar Qeverisë së Kosovës ekspertizën e tyre, profesionistë që të ndihmojnë Kosovën në hartimin e draft-statutit për asociacionin. Fatkeqësisht kemi pasur një refuzim kryeneç nga ana e kryeministrit të Kosovës dhe bartësve të tjerë të institucioneve për t’u marrë me këtë çështje. Ju e dini që kryeministri e ka trajtuar procesin e dialogut dhe raportet me aleatët tanë në mënyrë tërësisht arrogante, noshalante dhe ka pasur një qasje aventureske karshi sfidave dhe problemeve që ka Kosova në procesin e përmbylljes së dialogut me Serbinë, si dhe atë të fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar. Është për keqardhje që kemi ardhur në këtë pikë”, deklaron sekretarja e PDK-së.

Duke folur për letrën që krerët evropianë dërguar kryeministrit Kurti duke e kushtëzuar pranimin e Kosovës në KiE me themelimin e asociacionit, Çitaku thotë se Kosova asnjëherë në historinë e saj politike nuk ka pranuar një demarsh kaq të ashpër.

“Nuk mbaj mend në historinë e re politike të Kosovës të kemi pranuar një demarsh aq të ashpër. Thënë të drejtën, kryeministri e ka sjellë vetveten, por edhe Kosovën në një pozitë të pamundur. Me këtë qeveri, me këtë kryeministër dhe këtë mendësi nuk shoh mundësi që të ecim tutje. Duhet një ri-kalibrim i plotë të peizazhit politik në Kosovë. Zgjedhjet janë mënyra e vetme që Kosova të ketë një qeveri të re të prirë nga kryeministri Bedri Hamza që do të ri-poziciononte Kosovën në një situatë më të favorshme dhe do ta nxirrte nga ky qorrsokak që jemi sot”, thotë ajo.

Sa i përket procesit të dialogut Kosovë-Serbi, sekretarja e PDK-së Vlora Çitaku thotë se i njëjti ka degraduar.

“Kemi pasur degradim të plotë në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Qasja e papërgjegjshme dhe sjellja aventureske e kryeministrit Kurti ka bërë që ambicia e aleatëve tanë të zbehet. Nga një pozicion ku është kërkuar qartë nga dy president amerikan të njëpasnjëshëm që dialogu të përfundojë me një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke në qendër. Ndërkaq ne kemi përfunduar me një marrëveshje, e cila nuk është finale, nuk është përfshirëse dhe nuk e ka njohjen reciproke në qendër, por e ka mosnjohjen reciproke dhe nenin shtatë që nuk është thjesht një asociacion, por një autonomi politike dhe territoriale”, përfundon Çitaku.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

KQZ njofton se deri më 7 tetor është afati për akreditim të mediave për zgjedhjet lokale

Osmani takohet me presidentin e Senegalit në New York për të forcuar bashkëpunimin strategjik

Osmani takohet me presidentin e Senegalit në New York për të forcuar bashkëpunimin strategjik

Prokuroria ndalohen dy zyrtarë publikë, dyshohen për manipulim në test për patentë-shofer

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy personave për nxitje urrejtjeje dhe përkrahje të ISIS-it

​Policia e Kosovës shkatërron mbi 760 armë ilegale

​Policia e Kosovës shkatërron mbi 760 armë ilegale

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

KQZ njofton se deri më 7 tetor është afati për akreditim të mediave për zgjedhjet lokale

Si mund të merrni mjaftueshëm vitaminë D gjatë vjeshtës dhe dimrit?

Si mund të merrni mjaftueshëm vitaminë D gjatë vjeshtës dhe dimrit?

Lazio – Milan, derbi i 1/8 së finales së Kupës

Lazio – Milan, derbi i 1/8 së finales së Kupës

FIFA planifikon ndryshim drastik për penallti

FIFA planifikon ndryshim drastik për penallti

Interi është gati të ‘luftojë’ me Real Madridin për yllin e Bayern Munichut

Interi është gati të ‘luftojë’ me Real Madridin për yllin e Bayern Munichut

Osmani takohet me presidentin e Senegalit në New York për të forcuar bashkëpunimin strategjik

Osmani takohet me presidentin e Senegalit në New York për të forcuar bashkëpunimin strategjik

Barcelona do të dëgjojë ofertat për yllin e madh të ekipit

Barcelona do të dëgjojë ofertat për yllin e madh të ekipit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën