Ajo të dielën në një postim në Facebook, ka thënë se Kosova është mëmëdheu ynë.
“Kosova nuk është e Albin Kurtit. Kosova është mëmëdheu ynë. Shtëpia jonë e përbashkët. Qeveritë shkojnë e vijnë, e Kosova është e përjetshme”, ka shkruar ajo.
Çitaku ka thënë se nuk guxojmë të bime në grackën e opozitës së mëhershme.
“Opozita e mëhershme, padurimin ndaj udhëheqësve të kohës e ka shndërru në mohim ndaj Kosovës dhe gjithçkaje. Nuk guxojmë të biem në atë grackë. Kosova e ëndrrave tona ka me u jetësu”, ka shkruar ajo./teve1.info/








