TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Cili është shkaktari i vdekjeve në vendin e punës? – Këtë vit 9 raste

Nga Sindikata e pavarur e sektorit privat kanë thënë se gjatë këtij viti janë shënuar 21 vdekje në vende pune, mirëpo Inspektorati i Punës ka mohuar duke i quajtur deklarime të pasakta.

by Florijeta Dernjani
4 muaj ago
1 0
A A

E mërkura e 30 korrikut doli të jetë fatale për një 40-vjeçar nga Drenasi.

N.XH., derisa ishte duke punuar në një kulm ndërtese, ra nga lartësia, duke pësuar lëndime të rënda trupore, që për pasojë i shkaktuan vdekjen.

Por ky rast që ndodhi tri ditë më parë, nuk është i vetmi gjatë korrikut.

Jusuf Azemi nga Sindikata e pavarur e sektorit privat thotë se kjo është vdekja e 21-të në vendin e punës në shtatë muajt e parë të vitit.

Të gjitha këto raste me fatalitet, i përkasin sektorit të ndërtimtarisë.

Sipas Azemit, në këto raste, përgjegjësi kanë pronarët e kompanive.

“Në 95% e rasteve shkaktari është faktori njeri dhe në rend të parë, pronarët e kompanive janë ata të cilët kanë përgjegjësi. Por, në rend të dytë është edhe Inspektorati i Punës, i cili duhet t’i  monitorojë kompanitë dhe  të jenë më përgjegjëse”, ka thënë Azemi.

Mirëpo, një pjesë e fajit, sipas Kenan Gashi nga Avonet, e kanë edhe vet punëtorët.

“Gjatë hulumtimeve që kemi bërë tek kompanitë ndërtimore, kemi parë që shpeshherë punëtorët kërcënojnë apo i paralajmërojnë udhëheqësit e kompanive, që nuk i zbatojnë masat e sigurisë, duke mos i vendosur kapelat, rrypet e sigurisë, dhe kjo ka shkaktuar dhe shkakton pasiguri dhe incidente. Kemi pasur raste të tilla kur pronarët janë ankuar tek ne se punëtorët nuk po i vendosin masat e sigurisë, dhe këta nuk guxojnë të marrin masa, sepse kanë mungesë të punëtorëve në Republikë të Kosovës”, ka thënë Gashi.

Mirëpo se gjatë vitit 2025 u shënuan 21 raste të vdekjes në vendin e punës, e kanë mohuar nga Inspektorati i Punës.

Në një reagim, këta të fundit kanë thënë se këto deklarime janë të pasakta dhe të paverifikuara.

“Duke u bazuar në të dhënat zyrtare, të verifikuara dhe të përpunuara nga inspektorët dhe Divizionet e inspektimeve ne Rajonet e Inspektoratit Qendror të Punës, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 kanë humbur jetën 7 punëtorë si pasojë e aksidenteve në vendin e punës. Deri më datën 1 Gusht 2025, ky numër ka arritur në 9 viktima”, thuhet nga Inspektorati i Punës.

Ndërkaq në një përgjigje për tëvë1, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për shtatë muaj të këtij viti, në këtë instititucion u raportuan 140 raste të asgjësimit, dëmtimit ose heqjes së pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimit të sigurisë në vendin e punës.

Këtë vit në krye të detyrës, kanë gjetur vdekjen edhe zjarrfikës, ku për dy prej tyre Qeveria në detyrë ndau disa mjete.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ahmeti pas protestës: Procesi gjyqësor në Hagë duhet të ketë epilog të pafajësisë

Ahmeti pas protestës: Procesi gjyqësor në Hagë duhet të ketë epilog të pafajësisë

​Limaj: Pres drejtësinë, ata njerëz janë në të drejtën e Zotit siç ka qenë platforma jonë e UÇK-së

​Limaj: Pres drejtësinë, ata njerëz janë në të drejtën e Zotit siç ka qenë platforma jonë e UÇK-së

Zulfaj: E pabazë kërkesa e Gjuriç për hetimin mbi sulmin në Ibër-Lepenc, ai ishte i informuar për autorët

Zulfaj: E pabazë kërkesa e Gjuriç për hetimin mbi sulmin në Ibër-Lepenc, ai ishte i informuar për autorët

Protesta në Shkup përfundon me thirrje për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

​Bija e komandant Strugës: Çlirimtarët nuk përfaqësojnë ushtri krimi, por krenarie

​Bija e komandant Strugës: Çlirimtarët nuk përfaqësojnë ushtri krimi, por krenarie

Konfiskohen mbi 4.6 kg kokainë, arrestohen katër të dyshuar në Ferizaj

Konfiskohen mbi 4.6 kg kokainë, arrestohen katër të dyshuar në Ferizaj

Fillon protesta në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Fillon protesta në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën