Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka arritur të fitojë tri komuna pa balotazh.
Në Skenderaj, PDK-ja ka shënuar një fitore me 83.45% të votave, ndërsa ka siguruar fitore pa balotazh edhe në Ferizaj me 56.47% dhe në Han të Elezit me 50.94%.
Ndërkohë, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së kjo parti do të shkojë në balotazh në gjashtë komuna.
Në Mitrovicë, PDK-ja kryeson me 47.89% të votave.
Edhe në Prizren, ku kandidati Shaqir Totaj prin me 41.99%, partia është renditur e para.
PDK-ja është në avantazh edhe në Kaçanik, ku ka marrë 39.86%, dhe në Vushtrri me 45.56%, duke u renditur e para në raundin e parë të votimeve.
Ndërkohë, në Dragash PDK-ja ka dalë e dyta me 28.38%, si dhe në Klinë ku ka marrë 35.98% të votave.