TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Cilat janë veprat që gjykata e gjeti fajtor, Faton Hajrizin dhe e dënoi më plot 25 vjet burgim?

Si i mitur, Faton Hajrizi, kishte vrarë një ushtar rus të KFOR-it dhe kishte plagosur dy shqiptarë pas një mosmarrëveshjeje. Por, veprat penale nëntë herë i arratisuri nga burgjet e Kosovës, nuk i kishte ndalur as në moshën madhore. Tëvë1 sjell aktvendimet dhe aktgjykimet e Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë, të cilat tregojnë arsyet se pse Faton Hajrizi u dënua me plot 25 vjet burgim.

nga teve1
16 Korrik, 2024
0
A A
Cilat janë veprat që gjykata e gjeti fajtor, Faton Hajrizin dhe e dënoi më plot 25 vjet burgim?

Për të nëntën herë u arratis nga burgjet e Kosovës.

Bëhet fjalë për Faton Hajrizin nga Fshati Klinë e Poshtme e Skenderajt.

39 vjeçari ka 17 vjet që po qëndron në burg.

Por, cilat janë veprat që gjykata e gjeti fajtor, Hajrizin dhe e dënoi më plot 25 vjet burgim.

Hajrizi si 15 vjeçar, kishte vrarë një ushtar rus të KFOR-it në Skenderaj.

Por, këtë vepër, Gjykata e Qarkut në Mitrovicë, i shqiptoi vetëm masën edukuese, me kohëzgjatje nga një deri në pesë vjet.

Në këtë aktvendim, u përfshi edhe një tentim vrasje,vepër të cilën Hajrizi e kreu vetëm 6 muaj më vonë, duke i plagosur dy persona.

“Siç është pohuar edhe prej Fatonit dhe dëshmitarëve në deklaratat e lexuara dhe të dhëna përpara trupit gjykues, është parë pa asnjë dyshim të arsyeshëm së fëmija me 18 gusht, 2000, në fshatin Klina e Ulët gjuajti në drejtim të H.H dhe I.M kur ata i kishin kthyer kurrizin, me pistoletë “TT” gjysmë automatike 7.62 mm duke shkaktuar plagosje trupore të rënda në këmbët e të dy palëve të dëmtuara. Fëmija e bëri këtë pas një grindje që ai e pati me palët e dëmtuara” thuhet në aktvendimin e Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë.

E veprat penale, Hajrizi i vazhdoi edhe si i rritur.

Një të tillë e kreu kur së bashku me B.B, të armatosur hynë në një depo, ku u  paraqitën si pjesëtarë të Armatës Kombëtare Shqiptare.

E gjithë ngjarja ndodhi në Skënderaj me 5 maj të vitit 2006, kur Hajrizi i kishte mbushur tashmë 18 vjet.

“Më datë 05.05.2006, rreth orës 23:15 minuta, më qëllim të përvetësimin të pasurisë së huaj të luajtshme vetit t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme duke përdorur dhunën dhe kanosjen kundër personit tjetër se do ta sulmojnë atëçastshëm jetën apo trupin e tij të maskuar me dorëza në dorë dhe të armatosur, Faton Hajrizi me pushkën “Kallashnikov” e B.B me revole, fillimisht Faton Hajrizi ka hypur në katin e lartë e ka këputë telin e rrjetit elektrik të depos “Fidani Company” e vendosur në rr. “Skënderbeu” në Skenderaj, gjersa B. Ka hedhë një paketë me gozhda që të bëhet zhurmë, me ç’rast i dëmtuari Q.S i cili ka qenë brenda në depo ka dalë jashtë dhe posa i ka vërejt këta dy persona të maskuar, njëri prej tyre ia ka futë kallashin në fyt dhe i ka thënë “qiti paret dhe a ki armë” pastaj e kanë mbështetur për muri, më pastaj e kanë rrëzuar në tokë e kanë shtri më fytyrë për tokë, njëri prej tyre ia ka vu këmbën në shpinë duke i thënë: “qiti paret se ta hjeku kryet” ndërkohë njëri prej tyre ka hy në zyrën e depos nga fioka e tavolinës i ka marrë 130 euro dhe një telefon mobil të markës “Nokia”, pastaj personi që e ka mbajtur të shtrirë e ka shti në zyrat e depos dhe e ka sulmuar fizikisht me shuplaka dhe me grusht nëpër fytyrë duke i kërkuar të holla dhe duke i thënë se ne jemi pjesëtarë të AKSH-së dhe jemi duke vuajtur në mal për ju” thuhet në aktvendimin e Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë.

E një orë pas kësaj grabitje, Faton Hajrizi dhe B.B do ta kryenin një tjetër vepër të ngjashme.

Madje këtë e bën posa u kthyen në fshatin Klinë e Poshtme, ku edhe jetonin.

“Me armë zjarri “Kallashnikov” kanë hyrë në internet caffe “Agro – com” e cila është e vendosur në fshatin Klinë e Epërme, komuna e Skenderajt, njëri prej tyre ka shtënë një herë mbi kokat e të dëmtuarve: M.H, I.H dhe K.H, pastaj i kanë urdhëruar që të shtrihen me fytyrë nga dyshemeja, pastaj i kanë urdhëruar që t’i nxjerrin çdo gjë që i kanë në xhepa”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë.

Një muaj pas kësaj, Hajrizit punë i doli edhe me një bashkëfshatar.

“Me datë 13 qershor të vitit 2006, rreth orës 23:00 para shtëpisë së të dëmtuarit N.I nga fshati Klinë e Ulët, komuna e Skenderajt, në mënyrë të paautorizuar ka përdorë armën e zjarrit – automatik, gjer më tani të paidentifikuar në atë mënyrë që pasi e ka thirre të dëmtuarin N.I: “O N. Dil se jam një shok i yti” pasi që i dëmtuari N. E ka vërejtë dhe nuk ka dalë, i pandehuri me një guri e ka hedhë në dritaren ku ka qenë duke qëndruar i dëmtuari N, e ka thy qelqin e dritares dhe pas pak ka shtënë me armë zjarri – automatik disa herë në ajër”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë.

Policia gjatë kontrollit në shtëpi, Hajrizit i kishin gjetur një revole, një kallashnikov dhe një elektroshok.

Për këto vepra penale, Faton Hajrizit, Gjykata e Qarkut në Mitrovicë në vitin 2006, i kishte shqiptuar një dënim burgu unik, në kohëzgjatje prej 6 vjetëve si dhe dënimin plotësues për armëmbajtje pa leje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ramabaja: “Nomadë” është term i butë, opozita duhet të ruajë bagëtinë, jo të tallet me popullin

Ramabaja: “Nomadë” është term i butë, opozita duhet të ruajë bagëtinë, jo të tallet me popullin

Berisha: Fyerjet e Kurtit janë të qëllimshme, synojnë përplasje me opozitën

Berisha: Fyerjet e Kurtit janë të qëllimshme, synojnë përplasje me opozitën

Kurti: Tri ndërtesa të banimit social në Klinë po rinovohen

Kurti: Tri ndërtesa të banimit social në Klinë po rinovohen

Kraki i kundërpërgjigjet Abdixhikut: Qëndrimet e Gërvallës janë të faktuara, LDK s’lëviz pa PDK-në

“Info Nata” – 19.06.2025

“Info Nata” – 19.06.2025

I jashtëzakonshmi Messi, gol nga gjuajtja e lirë për fitoren ndaj Portos

I jashtëzakonshmi Messi, gol nga gjuajtja e lirë për fitoren ndaj Portos

Kurti: Tri ndërtesa të banimit social në Klinë po rinovohen

Kurti: Tri ndërtesa të banimit social në Klinë po rinovohen

Kraki i kundërpërgjigjet Abdixhikut: Qëndrimet e Gërvallës janë të faktuara, LDK s’lëviz pa PDK-në

Kraki i kundërpërgjigjet Abdixhikut: Qëndrimet e Gërvallës janë të faktuara, LDK s’lëviz pa PDK-në

Kraki: Nëse LDK-ja ndryshon qasje, institucionet krijohen para zgjedhjeve lokale

Kraki: Nëse LDK-ja ndryshon qasje, institucionet krijohen para zgjedhjeve lokale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X