TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Cilat janë shprehitë e një punëtori të përkushtuar?

by TËVË 1
4 javë ago
0
A A
Cilat janë shprehitë e një punëtori të përkushtuar?

Punëdhënësit gjithmonë kërkojnë të rekrutojnë persona të cilët kanë shprehi që i kontribuojnë të mirës së përgjithshme të kompanisë. Ata janë të gatshëm të paguajnë shumë për një punonjës të zellshëm, por ndonjëherë edhe nuk e bëjnë gjënë e duhur. Kjo ngase nuk fokusohen në vetitë që vërtetë e bëjnë një punëtor të rëndësishëm për kompaninë.

Punonjësit e mirë dallohen nga të tjerët për shumë arsye.

AkademiPune, ju sjellë disa prej zakoneve të cilat e bëjnë një punëtor shumë të vefshëm për kompaninë.

Ata kanë integritet. Integriteti është baza e një kompanie të mirë dhe e njerëzve që janë pjesë e asaj kompanie. Integriteti vjen me krijimin e një relacioni të fortë me klientët dhe me stafin e kompanisë, bazuar në fjalë dhe veprime si dhe duke u mbështetur në parime.

Qetësojnë konfliktet. Vendi i punës di të jetë shumë stresues ndonjëherë dhe stresi mund të jetë shkaktar i konflikteve të shumta brenda kompanisë. Shumë punonjës, padashje krijojnë situata të cilat mund t’i afektojnë edhe pjesën tjetër të ekipit. Punonjësit e mirë, krijojnë vlerë kur i sjellin çështjet e rëndësishme në tryezë.

Parandalojnë gabimet. Ndonjëherë, edhe personat më produktivë mund të bëjnë gabime në punë. Por, punonjësit e përkushtuar, sigurohen që kompania të jetë e mbrojtur nga pakujdësitë në të shumtën e kohës.

Mësojnë të tjerët. Shumica e kompanive duan të kenë pjesë të stafit njerëz që ndihmojnë edhe të tjerët të zhvillohen. Punonjësit krijojnë vlera brenda kompanisë kur ua krijojnë mundësitë edhe të tjerëve të dallohen, te fitojnë aftësi dhe të krijojnë rol brenda kompanisë.

Janë të besueshëm. Ajo që më së shumti e bën një punëtor të jetë i besueshëm është mbajtja e fjalës. Punëtorët e besueshëm gjithmonë përfillin oraret, përfundojnë detyrat në kohë dhe janë të gatshëm t’i ndihmojnë kolegët kur kërkohet. Kur krijoni një reputacion të fortë brenda kompanisë, do të keni një punësim të qëndrueshëm dhe të jeni të vlerësuar nga punëdhënësi.

Hulumtojnë. Jo gjithmonë çdo propozim është i duhuri. Ndonjëherë propozime të caktuara mund të shkaktojnë shpërqëndrim brenda ekipit. Një punëtor i zellshëm, hulumton gjithmonë paraprakisht. Të tillë punëtorë, krijojnë vlerë brenda kompanisë duke i hulumtuar idetë para zbatimit, në mënyrë që të shmangin çdo lloj keqkuptimi brenda stafit.

Marrin iniciativa. Punëdhënësit duan që ndonjëherë punëtorët të veprojnë sikur të jenë pronarë. Ka shumë prej punëdhënësve që vazhdimisht duhet t’ju tregojnë punëtorëve të tyre se çfarë duhet të bëjnë. Punonjësit krijojnë vlera kur i bëjnë vetë ato që janë të nevojshme pa ua thënë dikush. Duke marrë iniciativa, ju do të jeni produktiv dhe të shfaqni pasionin për punën tuaj. Marrja e iniciativave i bën punonjësit të jenë shumë më të kërkuar.

Krijojnë surpriza të këndshme çdo ditë. Mjedisi i punës mund të bëhet më produktiv kur ka kreativitet. Punonjësit e mirë stimulojnë energji dhe kreativitet në vendin e punës.

Janë bashkëpunues në ekip. Të pakta janë ato punë ku nuk duhet të punoni në ekipe. Aftësia për të komunikuar mirë dhe shkëmbyer informacionet dhe idetë me pjesën tjetër të ekipit është shumë e rëndësishme për të pasur një karrierë të suksesshme. Kur arrini të bashkëpunoni me të gjithë, patjetër që rezultatet nuk do të jenë negative në fund.

Shikojnë përpara. Punëdhënësit janë gjithmonë në kërkim të personave që shikojnë për procese të reja të së ardhmes dhe i mundësojnë kompanisë rritje.

Tags: puna në kompanishprehitë në punëTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

A zgjoheni gjatë natës? Arsyeja mund të jetë më interesante se mendoni

A zgjoheni gjatë natës? Arsyeja mund të jetë më interesante se mendoni

Trendi “Silent Luxury” rikthehet fuqishëm këtë vjeshtë: Eleganca që nuk bërtet më shumë se duhet!

Trendi “Silent Luxury” rikthehet fuqishëm këtë vjeshtë: Eleganca që nuk bërtet më shumë se duhet!

Rituali 30-sekondësh që bëjnë çdo mëngjes njerëzit e suksesshëm

Rituali 30-sekondësh që bëjnë çdo mëngjes njerëzit e suksesshëm

Si të kërkoni falje nëse po vonoheni për punë?

Si të kërkoni falje nëse po vonoheni për punë?

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Policia arreston një person për veprën penale “Sulm” në Zubin Potok

Realizohet një intervenim i rrallë në QKUK, pacientes i largohet tumori 16 cm

Realizohet një intervenim i rrallë në QKUK, pacientes i largohet tumori 16 cm

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kanosi një gjyqtar në Ferizaj

Arteta flet për derbin me Manchester Cityn

Arsenali përsërit rekordin 122-vjeçar

Mbi 90 përqind e ‘San Siros’ do të shembet

Zyrtare: Milani dhe Interi blejnë stadiumin “Giuseppe Meazza”

AUV ndalon importin e shpezëve nga Gjermania pas përhapjes së gripit të shpezëve

​Grupi i shpezëve në Hungari, ndalohet importi i shpezëve e produkteve të tyre në Kosovë

OVL e UÇK-së me aksion te EULEX-i në 5-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

OVL e UÇK-së me aksion te EULEX-i në 5-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën