TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Cila parti po premton më shumë mbështetje për fëmijët e nënat lehona?

Nënat me fëmijë, po i analizojnë me vëmendje premtimet e partive për shtesa. Ndërsa në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut – KMDLNJ thonë se premtimet e subjekteve nuk po janë aq shpresëdhënëse.

by Rinesa Osmanaj
1 vit ago
12 0
A A

Një ndër premtimet që më së shumti është fokusuar nëna e dy fëmijëve, Besa Jashari është ai për shtesat e të vegjëlve.

Madje Jashari kërkon që qeverisja e ardhshme të ketë fokus pikërisht familjen.

“Po shpresojmë që cilido qoftë që fiton zgjedhjet e 9 shkurtit ka me e marrë pak më seriozisht me këtë pjese, me u fokusu më shumë tek familja, me rrit numrin e shtesave për familjarët dhe në këtë rast i përkrahim familjet dhe inkurajojmë lindjet e reja”, tha nëna Besa Jashari.

Por cilat janë premtimet e subjekteve politike për shtesat e fëmijëve?

Kështu tregoi se sa fëmijë e gra lehona kanë përfituar me shtesa mujore gjatë mandatit të tij.

E në zotimet e programit të kandidatit për kryeministër nga LVV, Albin Kurti premtoi shtesa për gjyshërit e gjyshet që kujdesen për fëmijët.
“Secila gjyshe apo gjysh pensionist që përkujdeset për mbesa e nipat e moshës 13 deri 36 muaj kur prindërit punojnë, do të marrin edhe 100 euro shtesë për çdo muaj mbi pensionin ekzistues”.

Ndërsa kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza premtoi mbështetje për familjet, fëmijët e të cilëve nuk janë regjistruar në çerdhe publike, e që do të subvencionohen me 100 euro.

Kurse, një premtim krejt tjetër ka bërë kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku.

“Për çdo të porsalindur në Kosovë shteti ynë do t’i mbulojë të gjitha shpenzimet e vitit të parë”, tha ai.

Kjo pasi LDK, shtesat e qeverisë Kurti i kishte quajtur lëmosha që nuk mjafton as për ta paguar rrymën.

E Koalicioni për Kosovën fituese ka premtuar shtesa për fëmijë dhe lehonat në kuadër të pakos për mirëqenien e familjeve.

Ndërsa, Koalicioni për Familjen ka premtuar që çdo grua që lind fëmijën e parë, për çdo muaj do të marrë nga 500 euro për dy vite rresht e Gratë që lindin fëmijën e dytë do të marrin nga 750 euro mbështetje mujore për dy vite.

Mirëpo, drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala thotë që nuk po ka premtime më konkrete apo shpresëdhënëse nga subjektet politike për nënat lehona.

“Realisht nuk po ka edhe shumë premtime siç kemi pritur por ato premtime nuk janë se mund të realizohen sepse deri më tani kur ishte bërë më herët një propozim që të ndahen për fëmijët shtesat prej 10 euro më vonë Qeveria Kurti e ka konkretizu e ka rrit pak gjatë mandatit të saj mirëpo nuk është që ka ndonjë propozim të qëndrueshëm që do t’i ndihmonte lehonat për kapërcimin e kësaj faze”, tha Shala.

Në fund të vitit 2024, janë ndarë shtesa prej 100 euro për fëmijët deri në moshën 16 vjeçare.

Tags: fëmijët e nënat lehonaTeve1zgjedhjet 2025
Share2Tweet1

Postime të ngjashme

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

Foda flet për mungesën e Rrahmanit dhe Avdullahut

Foda flet për mungesën e Rrahmanit dhe Avdullahut

Vdes në QKUK i plagosuri me armë zjarri ditë më parë në Viti

Vdes në QKUK edhe 31-vjeçarja e dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Podujevë

Motivet e vrasjes së dyfishtë në Majac ende nuk dihen, e dyshuara mori peng 73-vjeçaren

Motivet e vrasjes së dyfishtë në Majac ende nuk dihen, e dyshuara mori peng 73-vjeçaren

Trump pezullon veprimet ushtarake, citon bisedimet me Iranin – Teherani mohon negociatat

Trump pezullon veprimet ushtarake, citon bisedimet me Iranin – Teherani mohon negociatat

Kremlini paralajmëron SHBA-në kundër sulmit ndaj centralit bërthamor të Iranit

Kremlini paralajmëron SHBA-në kundër sulmit ndaj centralit bërthamor të Iranit

Italia mbetet pa Chiesan

Italia mbetet pa Chiesan

SHBA lëshon alarm sigurie në shkallë globale mes rritjes së tensioneve me Iranin

SHBA lëshon alarm sigurie në shkallë globale mes rritjes së tensioneve me Iranin

Hysaj e Laçi optimistë për duelin në Varshavë

Hysaj e Laçi optimistë për duelin në Varshavë

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

Irani kërcënon të vendosë mina detare në të gjithë Gjirin Persik nëse sulmohen brigjet ose ishujt e tij

Irani kërcënon të vendosë mina detare në të gjithë Gjirin Persik nëse sulmohen brigjet ose ishujt e tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën