TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Cila ishte porosia e gjeneralit Clark gjatë vizitës në Kosovë

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, po qëndron për vizitë në Kosovë. Ai gjatë ditës zhvilloi takime me përfaqësues të opozitës ku i iu nda edhe dekorata “Dr. Ibrahim Rugova, nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Cila ishte porosia e gjeneralit Clark gjatë vizitës në Kosovë

Ishte ai që përcaktoi rrjedhat e historisë kur udhëhoqi bombardimet e NATO-s për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb.

E ish-gjenerali i aleancës më të fuqishme në botë, Wesley Clark, është rikthyer sërish në Kosovë.

Në mëngjesin e së dielës ai u prit në takim nga kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku.

Ky i fundit u shpreh falënderues për kontributin që dha gjenerali amerikan për lirinë e Kosovës.

“Gjatë orëve më të rënda të luftës sonë për liri, vendosmëria dhe veprimet tuaja vendimtare i dhanë shpresë dhe forcë një kombi të etur për liri. Udhëheqja juaj gjatë ndërhyrjes së NATO-s ishte një pikë kthese që jo vetëm ndryshoi rrjedhën e historisë sonë, por edhe siguroi mbijetesën dhe të ardhmen e jetëve të panumërta – të njerëzve tanë. Sot, ne qëndrojmë këtu në një Kosovë të lirë dhe sovrane, një dëshmi e sakrificave të bëra dhe e mbështetjes së marrë nga miqtë dhe aleatët tanë”, tha Abdixhiku

Kurse, gjenerali, Wesley Clark, i dha merita LDK-së për intervenimin e suksesshëm të NATO-s në Kosovë.

“Njerëzit shpesh më pyesin: Cila është diferenca kur NATO ndërhyri në Kosovë, por ne shkuam në Libi, shkuam në Irak, dhe çka me Afganistanin? Pse është Kosova ajo që ka qenë e suksesshme? Dhe në Libi ende ka luftë dhe Iraku është Irak dhe e dini për Afganistanin, dhe është një gjë shumë e thjeshtë, LDK”, tha Clark.

Tutje gjenerali amerikan, porositi Kosovën që gjithmonë të mbajë marrëdhënie te ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Shpresoj se do t’i forconi këto lidhje dhe do të vazhdoni t’i shikoni Shtetet e Bashkuara si mikun tuaj të madh. Ne jemi sigurisht krenarë për ju. Përparimi që keni bërë, shembulli që keni dhënë. Demokracia është një rrugë e vështirë, shikoni se çfarë po ndodh në betejat që kemi. Ne themi se jemi demokracia më e vjetër në botë, dhe jemi, por ajo kalon nëpër cikle. Është e vështirë. Dhe sot, do të jetë e vështirë, sepse ne kemi ende kundërshtarë në botë që do të donin ta zëvendësonin demokracinë me diçka tjetër”, u shpreh ai.

Në fund të takimit gjeneralit Clark iu nda dekorata, Ibrahim Rugova, për rolin e tij në çlirimin e Kosovës.

Ai gjatë ditës zhvilloi takim edhe me kandidatin për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën.

Hamza u shpreh mirënjohës dhe falënderues për ushtaret edhe popullin amerikan.

Tags: Vizita ne KosoveWesley Clark
ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Trajtoi shumë raste, si performoi Kushtetuesja këta muaj?

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Siguria publike në Kosovë vlerësohet e qetë, kërkohet më shumë punë nga policia

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën