TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Cila ishte porosia e fundit që la komandant Kumanova?

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
1
A A

Sot janë bërë 26 vjet nga rënia heroike e Ismet Jasharit, të njohur ndryshe edhe si komandant Kumanova. Ky i fundit kishte lënë Zvicrën në vitin 1998, për t’iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës për liri. Nipi i heroit, Nderimi, tregon për porositë e fundit që ua la Ismet Jashari dhe për momentin kur në Kumanovë arriti lajmin për rënien e heroit.

Më prejardhje ishte nga Orizarja e Kumanovës.

E më këtë nofkë më vonë do ta njihnin edhe shokët e luftës.

Është ky komandanti i UÇK-së, Ismet Jashari, i njohur si Komandant Kumanova.

Djali më i vogël i shtëpisë, fillimisht u detyrua ta marrë rrugën e mërgimit.

“Në vitin 1989 ai largohet përfundimisht nga shtëpia dhe kthehet në vitin 1997, diku në fund të marsit dhe arrestohet menjëherë dhe mbahet 24 orë në bisedë informative nga shërbimi maqedon. Pastaj qëndron në shtëpi dhjetë ditë dhe kthehet në Zvicër”, thotë Nderim Jashari, nipi i komandant Kumanovës

E pikërisht në këtë vit, Ismet Jashari, ra në kontakt me Fatmir Limajn.

Ndërsa në Kosovë, do të hynte menjëherë pas sulmit serb mbi familjen Jashari në Prekaz.

Komandant Kumanova shumë shpejt, do të bëhej një prej figurave më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Së bashku me Famir Limajn, e formuan njësinë “Çeliku” në Kleçkë.

E pamjet nga ky betim, do të mbeten nga momentet më ikonike të luftës për çlirim.

Nipi i komandant Kumanovës, Nderimi, atëherë 16 vjeçar, e mban në mend edhe porosinë e axhës në takimet e fundit.

“Ka qenë mësoni sa më shumë, shkollohuni, mësoni sa më shumë, sepse ne ishim të ri në atë kohë dhe thoshte që vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë diçka. Të shkollohemi, të emancipohemi, të jemi të vyeshëm për rrethim dhe shoqërinë.”, thotë ai.

Ismet Jashari udhëhoqi me sukses shumë beteja të UÇK-s kundër forcave serbe.

Njëra ndër to ishte edhe ky aksion në Duhël të Suharekës, kur me predhën e fundit e qëlloi cakun.

Komandant Kumanova, heroikisht ra me 25 gusht të vitit 1998, gjatë një beteje me forcat serbe në Luzhnicë të Suharekës.

E lajmi për rënien në Kumanovë arriti vetëm pas disa muajve.

“Kemi qenë duke i dëgjuar lajmet e RTSH-së. Shokët e kishin autorizuar dikë, një shok prej Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, mirëpo ai nuk e kish pasur guximin me ardh tek shtëpia më na i përcjell lajmin, nuk ka dashur të jetë njeriu i parë që e jep këtë lajm, e ne e morëm lajmin prej televizionit shqiptar. Në atë kohë ishte bërë varrimi i pesë dëshmorëve, në mesin e tyre kishte qenë edhe Ismeti”, tregon Nderimi.

Ndryshe, pas rënies së tij, Brigada 121 e Zonës Operative të Pashtrikut u emërua Ismet Jashari – Kumanova.

E njëjtë veproi edhe Brigada 113, e cila veproi në rrethinën e Likovës e Kumanovës, gjatë luftës së vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut.

 

Tags: Ismet Jasharirenia herokike
ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Protestë gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Protestë gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

Sigal Prishtina triumfon në “Karagaçi” ndaj Pejës, Bora fiton përballë Vëllaznimit

Sigal Prishtina triumfon në “Karagaçi” ndaj Pejës, Bora fiton përballë Vëllaznimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën