Skuadra e Chelseat do të jetë pa kapitenin Reece James në ndeshjen e së dielës kundër West Ham Unitedit në kuadër të xhiros së dytë në Premier League.
James nuk do të paraqitet shkaku i lëndimit dhe nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në fushë për disa javë.
Ai ka pësuar lëndim të muskulit të këmbës në stërvitje dhe nuk dihet kur do të jetë i gatshëm për lojë.
Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka pranuar se mungesa e Jamesit do të ndihet, por ka shtuar se shpreson që ai të jetë i gatshëm në fillim të muajit të ardhshëm.
James këtë edicion është emëruar kapiten i Chelseat dhe këtë edicion ka një paraqitje në Premier League.