Chelsea ka shkatërruar Barcelonën në Ligën e Kampionëve.
Në Londër, Chelsea fitoi me shifrat 3:0 në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës.
Rezultatin përfundimtar të takimit, e vulosi Liam Delap në minutën e 73-të.
Estevao shënoi për 2:0 në minutën e 55-të, ndërsa goli i parë ishte autogol.
Jules Kounde realizoi në portën e tij.
Me këtë fitore, Chelsea ka tubuar 10 pikë, tri më shumë se Barcelona.









