Chad Brown nuk do të jetë më pjesë e Trepçës.
Qendra amerikane, e cila iu bashkua ekipit në fillim të sezonit, sipas burimeve të afërta me klubin, po largohet me dëshirën e tij nga skuadra mitrovicase.
Mësohet se ndeshja e djeshme ka qenë e fundit për Brown me fanellën mitrovicase.
Ai ka qenë pjesë e Trepçës edhe në garat evropiane, ku kontribuoi në paraqitjet ndërkombëtare të ekipit.
Klubi pritet të dalë me njoftim zyrtar në orët në vijim, ndërsa Trepça tashmë do të duhet të rikompozojë repartin e brendshëm pas largimit të qendrës amerikane.










