TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çfarë tregon për shëndetin e folura në gjumë?

by teve1
5 muaj ago
1
A A
Çfarë tregon për shëndetin e folura në gjumë?

A ju ka thënë dikush që flisni në gjumë? Apo keni dëgjuar dikë që flet ndërsa fle? Askush nuk mund ta mbajë mend çfarë flet në gjumë.

Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se të folurit në gjumë janë fjali të shkurtra dhe pa sens që zgjasin një ose dy sekonda, sepse ndodhin gjatë një momenti kur truri nuk është i ndërgjegjshëm.
Çfarë është të folurit në gjumë?

Bëhet fjalë për mërmëritje ose edhe për dialogë edhe pse gati pa kuptim.

Ky fenomen vihet re kryesisht te fëmijët dhe te meshkujt, por gjithsesi nuk konsiderohet një problem shëndetësor.

Të folurit në gjumë ndodh edhe në fazën REM (lëvizja e shpejtë e syve) edhe në fazën jo -REM.

Kur e folura ndodh në fazën REM, fazë kur njeriu sheh ëndrra, goja dhe kordat vokale që janë jo aktive gjatë gjumit, ndizen papritur dhe fjalët që thuhen në ëndërr, i thoni me zë.

Çfarë e shkakton të folurin në gjumë?

Tek të rriturit, e folura në gjumë shkaktohet kryesisht nga stresi, depresioni, problemet me pagjumësinë apo alkooli.

Te fëmijët mund të jetë tregues edhe i temperaturës.

Në shumë raste, mund të jetë edhe e trashëguar dhe mund të këtë lidhje me probleme të tjera të gjumit si apnea e gjumit, somnambulizmi, probleme me tretjen etj.

Kur duhet të kryeni vizitë mjekësore?

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, nëse e folura në gjumë është shumë e shpeshtë që ju prish gjumin, duhet patjetër të konsultoheni me një mjek.

Në disa raste, e folura në gjumë mund të ndodhë për shkak të një problem psikologjik. Mjeku duhet t’ju bëjë një kontroll të përgjithshëm.

Si trajtohet e folura në gjumë?

Në përgjithësi nuk bëhet fjalë për trajtim të mirëfilltë. Por gjithsesi, nëse çështja bëhet shqetësuese duhet të konsultoheni me një mjek.

Si ta parandaloni?

AgroWeb.org këshillon të keni parasysh të evitoni gjithçka që keni bërë në netët kur keni folur në gjumë. Pra për shembull nëse keni ngrënë vonë, keni pirë alkool e të tjerë.

Mos flini vonë dhe ruani një rutinë të mirë oraresh gjumi.

Mundohuni të mos stresoheni dhe të mos hani ushqime të rënda para se të flini.

Kujdes me pilulat për gjumë pasi mund të shkaktojnë probleme, në varësi të organizmit. Mos pini kafe në orët e vona./AgroWeb.org

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sot Dita Botërore e Shëndetësisë

Sot Dita Botërore e Shëndetësisë

Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata po shkurton jetën

Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata po shkurton jetën

Ushtrimi i vetëm që ul tensionin në 4 javë

Ushtrimi i vetëm që ul tensionin në 4 javë

A është uji i gazuar një zgjedhje e shëndetshme?

A është uji i gazuar një zgjedhje e shëndetshme?

Haradinaj: AAK do të garojë e vetme në zgjedhje, nuk ka kërkesë serioze nga VV-ja për bashkëpunim

Fyerjet ndaj Ramush Haradinajt, studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” thërrasin protestë në Pejë

Bastisje në Mitrovicën e Jugut, arrestohet një person – sekuestrohen armë dhe drogë

Bastisje në Mitrovicën e Jugut, arrestohet një person – sekuestrohen armë dhe drogë

Përfshihet nga zjarri një banesë në Fushë-Kosovë

Zjarr në ballkonin e një banese në Prishtinë, s’raportohet për të lënduar

Dogana zbulon mbi 10 mijë euro të fshehura në trupin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës

Të dyshuarës për prezantim të rremë i sekuestrohen dokumente diplomatike në Aeroportin e Prishtinës

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një të miture në Gjakovë

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje me armë

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën