TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çfarë thotë raporti i Freedom House për sundimin e ligjit në Kosovë?

Ndërhyrjet në drejtësi nga politika dhe bizneset janë cekur në raportin e Freedom House për Kosovën. Ndaj të gjeturave të këtij raporti kërkohet reflektim i institucioneve.

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
Çfarë thotë raporti i Freedom House për sundimin e ligjit në Kosovë?

Problemet në sistem të drejtësisë, u reflektuan edhe në një raport ndërkombëtar për Kosovën.

Raporti i Freedom House, theksoi vazhdimin e ndikimit në procese gjyqësore, çka e bën këtë sistem të brishtë.

“Ndërhyrja politike në gjyqësor mbetet një problem dhe korrupsioni i përhapur në gjyqësor ndikon negativisht në pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Prokuroritë dhe gjykatat mbeten të ndjeshme ndaj ndërhyrjeve politike dhe korrupsionit nga elitat e fuqishme politike dhe të biznesit, duke minuar procesin e rregullt ligjor. Megjithëse ligji thotë se të pandehurit nuk duhet të mbahen në paraburgim përpara gjyqit, përveç rastit kur ata kanë gjasa të ikin ose të manipulojnë provat, gjyqtarët shpesh urdhërojnë që të dyshuarit të ndalohen pa shkak. Paraburgimet e gjata janë të zakonshme për shkak të joefikasitetit gjyqësor dhe kufizimeve të burimeve”.

Tutje në raport është cekur edhe mungesa e rezultateve në luftën kundër korrupsionit.

“Ka tendenca të ndërhyrjes së qeverisë në sistemin e drejtësisë, në një farë forme për ta kontrolluar dhe dirigjuar mënyrën se si duhet të funksionojë sistemi i drejtësisë. Pastaj ka ngecje në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, e sidomos kundër korrupsionit. Domethënë s’ka fare lëvizje në këtë fushë”, thotë Anton Ndrecaj nga Instituti Clard.

Ndaj këtyre të gjeturave, kërkohet reflektim i institucioneve.

“Konsideroj se ky është një raport i rëndësishëm përmes të cilit akterët e fushës së drejtësisë dhe politikbërjes sa i përket drejtësië, përfshirë qeverinë dhe Ministrinë e Drejtësisë, por edhe akterët e tjerë të rëndësishëm, duhet të reflektojnë për të shikuar mekanizma për zhbllokimin e nyjeve kyqe të sistemit të drejtësisë, posaçërisht sistemin prokurorial në mënryë që të bëhen reformat e duhura”, thotë avokati Asdren Bytyqi.

Në këtë raport, Kosova vazhdon t’i ketë 3.29 pikë, ku 1-shi paraqet nivelin më të ulët të përparimit demokratik.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Plagosja e dyfishtë në Ferizaj, 32-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Një i vdekur e dy të lënduar nga një aksident mes dy motoçikletave në Livoç të Ulët të Gjilanit

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën