TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çfarë po ndodh me letrën e Bërnabiqit që ia dërgoi BE-së, a e ka tërhequr Serbia?

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A

Çështja e tërheqjes ose jo të një letre që Serbia ia ka dërguar Bashkimit Evropian lidhur me Kosovën, është mbështjellë me mister, pas deklaratave kundërthënëse të bëra së voni nga blloku evropian dhe nga autoritetet kosovare, përderisa udhëheqja serbe nuk ka bërë asnjë koment konkret.

Më 6 shtator, pas një takimi në Prishtinë me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, deklaroi se Serbia e ka tërhequr letrën e kryeministres së atëhershme, Ana Bërnabiq.

Nëpërmjet kësaj letre, dërguar në Bruksel në dhjetorin e vitit 2023, Serbia shprehu rezerva për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën dhe për Aneksin e zbatimit të saj, që BE-ja i sheh si marrëveshje historike në procesin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Por, pas takimeve me Lajçakun, Bislimi tha më 17 shtator se e ka kuptuar që letra, në të vërtetë, s’është tërhequr.

“Ajo që ka dashur ai të thotë në Prishtinë është se, po punohet me Serbinë që letra të tërhiqet. Letra nuk është tërhequr dhe as nuk ka kërkesë për tërheqjen e saj nga ana e Serbisë ende”, deklaroi Bislimi.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha për REL se Brukseli nuk i komenton deklaratat e asnjërës palë, duke shtuar se është Serbia ajo që duhet të pyetet lidhur me veprimet e saj.

“Ne presim që palët më në fund të përqendrohen te zbatimi [i Marrëveshjes] dhe të mos humbin kohë në taktika devijuese”, tha Stano.

Burime të REL-it në BE thanë se askush në Bruksel nuk ka deklaruar se letra është tërhequr, përveç Lajçakut. Stano më herët kishte deklaruar se nuk kishte çfarë t’i shtonte asaj që kishte thënë Lajçak në kryeqytetin kosovar.

Ndërkaq, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, as nuk ka mohuar, e as pohuar se shteti i tij e ka tërhequr këtë letër.

Rëndësia e letrës

Toby Vogel nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Bruksel tha se letra e Bërnabiqit gjithmonë ka qenë “pak e mistershme”.

Ai vlerësoi se edhe dërgimi i saj ishte i pazakontë, pasi Bërnabiq ia dorëzoi atë një zyrtari të nivelit të mesëm të Shërbimit për Veprim të Jashtëm të BE-së, gjë që, sipas tij, është edhe shkelje e protokollit.

“Duke pasur parasysh faktin se BE-ja atëbotë nuk njoftoi për këtë letër, është jashtëzakonisht e pazakonshme që tani të njoftojë për tërheqjen e saj”, vlerësoi Vogel.

Sipas tij, njoftimi për një tërheqje të tillë do të duhej të bëhej nga Qeveria e Serbisë.

Duke njoftuar për këtë tërheqje të pretenduar, edhe nëse del të jetë e vërtetë, Lajçaku u shndërrua në zëdhënës të Qeverisë së Serbisë. Nëse asgjë tjetër, kjo e vë në pikëpyetje gjykimin politik të Lajçakut”, tha Vogel.

Nikolla Burazer nga Qendra për Politikë Bashkëkohore në Beograd tha për Radion Evropa e Lirë se BE-ja ua ka bërë të qartë palëve se duhet ta zbatojnë pa kushte Marrëveshjen, nga e cila varet edhe rruga evropiane e dy vendeve.

Për Serbinë, Marrëveshja është pjesë e kapitullit 35 të kornizës negociuese për anëtarësim në BE.

Burazer vlerësoi se BE-ja “nuk e merr seriozisht” letrën e Bërnabiqit dhe rezervat e shprehura përmes saj nga Beogradi.

“Pavarësisht nëse [letra] është tërhequr apo jo, ajo në asnjë mënyrë nuk ndikon në obligimin e palëve. BE-ja e sheh [Marrëveshjen] si zotim që palët duhet ta përmbushin, nëse duan të ecin përpara në integrimin evropian”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, një vit më parë vendosi tri kushte për angazhim në nivelin politik të dialogut. Një nga to ishte edhe tërheqja e letrës.

A ka interesim për normalizim?

Në letër, Bërnabiq ka thënë se Marrëveshja është e pranueshme për Serbinë vetëm në një kontekst që nuk i referohet njohjes de facto dhe de jure të Kosovës. Aty, po ashtu, thuhet se Beogradi nuk pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara apo në mekanizma dhe në agjenci që ekzistojnë në kuadër të OKB-së.

Për Vogelin, njoftimi i Lajçakut për një tërheqje të letrës së Bërnabiqit tregon se Perëndimi me çdo kusht po tenton të tregojë se dialogu po vazhdon.

“Ata në mënyrë të dëshpëruar duan ndonjë lajm të mirë, sikurse na e dëshmoi edhe tërheqja e pretenduar e letrës së Bërnabiqit, si dëshmi se dialogu po jep rezultate, se marrëveshjet e Brukselit/Ohrit janë të vlefshme, dhe se qasja e Perëndimit më në favor të Serbisë dhe ndëshkuese për Kosovën është duke funksionuar”, tha ai.

Si Vogel, ashtu edhe Burazer, pajtohen se Kosova dhe Serbia aktualisht nuk janë të interesuara për normalizim, por se duan që “të blejnë kohë”, para se t’i zbatojnë zotimet e procesit që nisi më 2011.

Ndërkaq, Lajçaku kishte deklaruar se shoqëritë në Kosovë dhe Serbi nuk janë gati për normalizim.

Sa i përket të ardhmes së dialogut, Burazer nuk pret ndryshime në format dhe në qasje, kurse Vogel kërkon model të ri, në mënyrë që procesi të ketë sukses, raporton REL.

Tags: BEletra e BernabiqitSerbia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sorensen takohet me Kryediplomaten e Finlandës: Diskutuam në detaje për dialogun Kosovë-Serbi

Sorensen takohet me Kryediplomaten e Finlandës: Diskutuam në detaje për dialogun Kosovë-Serbi

Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025

​Rreth 80 prokurorë të shtetit angazhohen për balotazh

Radoniqi informon ambasadorin gjerman për përgatitjet e KQZ-së për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Radoniqi informon ambasadorin gjerman për përgatitjet e KQZ-së për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Mjeku kujdestar jep detaje për rastin në Malishevë: Të dy viktimat kishin plagë në gjoks

Dosja e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë – gruan e kërcënoi se do t’ia vriste familjen

E largoi nga fusha pas 55 minutash lojë, Ivan Balliu përplaset ashpër me trajnerin e Vallecanos në stol

E largoi nga fusha pas 55 minutash lojë, Ivan Balliu përplaset ashpër me trajnerin e Vallecanos në stol

Dayot Upamecano drejt Realit, Bayerni gjen pasuesin te Liverpooli

Dayot Upamecano drejt Realit, Bayerni gjen pasuesin te Liverpooli

Dellova pritet nga ambasada e Kosovës në Bullgari

Dellova pritet nga ambasada e Kosovës në Bullgari

Ramiz Sadiku e trondit lideren e Ligës së Parë, Vushtrrinë – Lushtaku me Trepçën, ndal Feronikelin

Ramiz Sadiku e trondit lideren e Ligës së Parë, Vushtrrinë – Lushtaku me Trepçën, ndal Feronikelin

Sorensen takohet me Kryediplomaten e Finlandës: Diskutuam në detaje për dialogun Kosovë-Serbi

Sorensen takohet me Kryediplomaten e Finlandës: Diskutuam në detaje për dialogun Kosovë-Serbi

Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025

​Rreth 80 prokurorë të shtetit angazhohen për balotazh

Xhaka bashkëpunon me FSHF-në, merr diplomën UEFA B 

Xhaka bashkëpunon me FSHF-në, merr diplomën UEFA B 

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën