TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Çfarë ndodhi në takimin me qytetarët për hapjen e urës së Ibrit

Dy politikanë serbë u arrestuan sot nga Policia e Kosovës në afërsi të Urës së Ibrit, për shkak të prishjes së rendit. Për arrestimin e tyre, bashkëpartiakët kërkuan llogari në takimin mes shqiptarëve dhe serbëve në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, derisa edhe një numër qytetarësh protestuan.

nga Fetije Kamberi
8 Gusht, 2024
0
A A
Çfarë ndodhi në takimin me qytetarët për hapjen e urës së Ibrit

Këta punëtorë po kryenin lyerjet e fundit të mureve afër Urës së Lumit Ibër.

E kjo punë, po i pengonte kryetarit të Partisë Demokratike Serbe në veri, Aleksandër Arsenijevic.

Nën dyshimin se ka penguar punën e kompanisë dhe nuk iu ka bindur urdhrave të policisë, Arsenijevic u arrestua bashkë me politikanin Stefan Vellkoviq.

E për arrestimin e tij, bashkë-partiakët erdhën për të kërkuar llogari në takimin mes shqiptarëve dhe serbëve në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Ata gishtin e drejtuan nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Njëfarë firme ka qenë duke ngjyrosur. I kemi pyetur se kush i ka çuar atje dhe pse po e bëjnë këtë (po e mbulojnë flamurin serb me ngjyrë, v.r.). Iu drejtuam policisë dhe kërkuam ta dimë se përse nuk e mbrojnë ligjin në të cilin thirren dhe pse nuk e zbatojnë Kushtetutën – pse po mbulohet me ngjyrë flamuri kombëtar i serbëve. Meqë sipas ligjit e Kushtetutës mund të ekzistojnë dhe duhet të ekzistojë. Policia në vend se të na drejtohet dhe të na e shpjegojë situatën, nisi fizikisht të na sulmojë dhe të na arrestojë”, Ivan Orliviq – nënkryetar i Partisë Demokratike serbe

Zëvendësdrejtori i PK-së Veton Elshani pyeti “Kurrgjë nuk ju folën? “

Asgjë nuk folën. Nuk deshën të komunikojnë”, ishte përgjigjja  e Orliviq.

“Këta kanë qenë nëpunës që është dashur të lyejnë diçka (sipas kërkesës) së kësaj komune. Janë zyrtarë. Kur keni shkuar atje, ata e kanë kryer punën e tyre… ti ke mundur të shkosh e të ankohesh e të tregosh se kjo e kjo kanë ndodhur, e ne ishim marrë me këtë punë,  keni shkuar atje dhe u keni penguar njerëzve, nuk i keni lënë ta kryejnë punën e vet… e kur ju ka thënë policia mos u përzieni, ju prapë u keni mësyrë atyre, dhe policia ka nisë arrestimet”, u shpreh Elshani.

E diskutimi në sallën e Kuvendit Komunal, vazhdoi me pyetje edhe për hapjen e Urës së Ibrit.

Qytetarët iu drejtuan pyetje ministrit për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

“Ne nga srpska demokracja nuk e përkrahim hapjen e urës. E kam një pyetje, një pyetje të thjeshtë që nuk e kemi përgjigjen e saktë: ju si udhëheqës a merrni përgjegjësinë e plotë për nesër nëse ndodhë ndonjë incident. E kemi pas një rast që më shumë se 20 persona janë vra. A mendoni se jemi të përgatitur që ajo urë të hapet? Si do të ndiheni nesër nëse lëndohet nesër dikush. Ne kemi qejf të bëhet mire..”, tha një qytetar.

E nga Policia e Kosovës thanë se do të jenë aty për të ofruar siguri.

“Sa i përket urës unë 100 përqind jo për urë por për kurgjo nuk garantohet. Na garantojmë siguri… Unë konsideroj që praktikisht ura është urë. Kfori është aty. Nëse lirohet ura ajo vjen deri te shteti. Ne incidente mund të kemi por merremi ne me ta. Edhe nëse një shqiptar ne merremi me to. Për probleme merremi ne. Na kemi nevojë që qytetarët mos me u brengos… dhe nëse ka probleme me na thirre neve”, u shpreh Elshani.

Për shkak të arrestimit të dy politikanëve atje, të enjten para Stacionit Policor në veri dolën një numër I qytetarëve serbë për të protestuar.

Mirëpo, nga Policia e Kosovës përmes një komunikate treguan se personat e arrestuar janë liruar pas dy orëve në procedurë të rregullt.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Drenori për takimin e partive me Osmanin: Mezi e presin rrugëdaljen, do shkojnë me skenare

Drenori për takimin e partive me Osmanin: Mezi e presin rrugëdaljen, do shkojnë me skenare

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Gazetari Rama, live nga Shqipëria jep detaje nga numërimi i votave

Emisioni “Info Nata” 14.05.2025

Emisioni “Info Nata” 14.05.2025

Bologna fiton Kupën e Italisë, “trondit” Milanin në finale

Bologna fiton Kupën e Italisë, “trondit” Milanin në finale

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Gazetari Rama, live nga Shqipëria jep detaje nga numërimi i votave

Gazetari Rama, live nga Shqipëria jep detaje nga numërimi i votave

Korenica e Emërllahu fitojnë Kupën në Rumani

Korenica e Emërllahu fitojnë Kupën në Rumani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X