TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çfarë ndodhi në seancën fillestare në rastin e vrasjes së ish-rreshterit Lika?

Sot është mbajtur shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarve për vrasjen e ish-rreshterit policor, Muhamet Lika. Të pandehurit u deklaruan të pafajshëm, dhe se disa prej tyre kërkuan që t’iu zëvendësohet masa e paraburgimit por që kjo u refuzua.

by Lindrit Zejnullahu
1 muaj ago
1 0
A A

Gjashtë të dyshuarit kanë zënë vendin.

E rreth tyre, të mërkurën u panë forca të shumta të organeve të rendit.

Kjo meqë në Ferizaj u mbajt seanca e shqyrtimit fillestar për një rast që tronditi vendin.

Bëhet fjalë, për vrasjen e rreshterit policor, Muhamet Lika në Kaçanik në prillin e vitit të kaluar.

Fillimisht, prokurori i rastit, Ismet Rrahmani lexoi aktin akuzues ndaj të pandehurve për veprën penale “vrasje e rëndë”.

“Me datë 01 prill 2025 rreth orës 23:00 në Kaçanik në rrugën ‘Idriz Seferi’ në Kaçanik përkatësisht në katin e dytë të hyrjes së ndërtesës në bashkëveprim me të miturin Rejhan Bela me dashje dhe përgatitje paraprake kanë privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin policor rreshter Muhamet Lika në atë mënyrë që derisa viktima ka përfunduar orarin e punës në detyrë zyrtare dhe gjatë rrugës për në banesën e tij ishte përcjellë në vazhdimësi nga të pandehurit te hyrja e banesës së tij”, tha Ismet Rrahmani – prokuror.

Para gjykatësit u deklaruan edhe të akuzuarit.

Këta thëna se e kuptuan akuzën, por e mohuan fajësinë.

“E kuptoj plotësisht aktakuzën dhe jam plotësisht i pafajshëm… Ulu… Rilind Murati e pranon fajësinë apo jo? Jam plotësisht i pafajshëm… Vatan Çaka e pranon apo jo fajësinë? S’muj me pranu se jam i pafajshëm… Edmond Lika e pranoni apo jo fajësinë, jam i pafajshëm… Shkëlqim Kuka? Plotësisht i pafajshëm… Diamant Gashi? Plotësisht i pafajshëm”

Mbrojtja e Diamant Gashit i cili akuzohet për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale”, kërkoi që atij t’i zëvendësohet masa e paraburgimit.

“Qoftë edhe masën e arrestit shtëpiak duke u nisë nga pesha e veprës penale dhe nga arsyet tjera për të mos me ngarku procesin për të cilat është vazhdu dhe ky ndryshon sipas akuzës nga të tjerët dhe është muaji i 11-të që ky është në paraburgim”, tha Fehmije Gashi- Bytyqi – avokate.

Propozim të njëjti pati edhe avokati Musa Konxheli për të akuzuarin Rilind Murati.

“Të gjitha provat janë dorëzuar në Gjykatë dhe se të njëjtat edhe sikur të donte klienti im nuk mund t’i ndryshojë, asgjësojë, as nuk mund të ndikojë në dëshmitarë sepse provat janë të siguruara dhe jan në duar të institucioneve përkatëse”, tha ai.

Mirëpo kjo u kundërshtua nga prokurori, dhe u refuzua nga trupi gjykues.

“Gjykata refuzon propozimin e avokatëve mbrojtës Fehmije Gahsi Bytyëi dhe Musa Konxheli që të pandehurve Rilind Murati dhe Diamant Gashi t’iu ndërprehet masa e parabugimit”, tha Ilir Bytyqi – gjyqtar.

Akuzat nga afër i dëgjuan të mërkurën edhe familjarët e të dyshuarve.

Por, edhe gruaja e ish-rreshterit të vrarë.

Pas përfundimit të seancës, para gazetarëve u ndal avokati i Edmond Likës, i cili tha se beson në pafajësinë e klientit.

“Siç e pat edhe ju në aktakuzën e Prokurorisë ka përmbajtje vetëm për prezencën e të mbrojturit tim në një hapësirë publike madje në një rrugë e cila është më e frekuentuara në Komunën e Kaçanikut. Prezenca e tij në atë hapësirë ka qenë krejtësisht rastësore, madje i njëjti është parë duke lëvizur me makinë për të cilën ka pasur të evidentuar një problem teknik pasiqë është dashtë ta ndezë të njëjtën në mënyrë mekanike, kjo evidentohet edhe nga videoincizimet e marra nga ana e Prokurorisë”, u shpreh avokati Shpwtim Vishi.

I dyshuari kryesor, Rejhan Bela nuk ishte prezent në sallë pasi që në kohën që dyshohet se ka kryer veprën, i njëjti ishte i moshës së mitur andaj do të zhvillohet proces i veçantë gjyqësor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Dinjiteti dhe besimi i tyre në të vërtetën mbetet i pathyeshëm

Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Dinjiteti dhe besimi i tyre në të vërtetën mbetet i pathyeshëm

Dorëhiqet kryeministri i Republikës Sërpska

Dorëhiqet kryeministri i Republikës Sërpska

Maqedonci uron Ditën e Forcës: Ushtria e Kosovës, histori suksesi

Maqedonci: Raketat që Serbia ka blerë nga Kina janë sulmuese dhe kërcënuese për rajonin

Kurti e bën këshilltar ligjor, ish-zv.ministri i Drejtësisë kumton lajmin: Ky moment ka një domethënie të veçantë

Serbi i liruar për krime lufte nga Themelorja s’paraqitet në seancën e Apelit

Serbi i liruar për krime lufte nga Themelorja s’paraqitet në seancën e Apelit

“Ishin shokë” –  Pronari dyshohet se vrau klientin, detaje nga vrasja brenda lokalit në Gjakovë

“Ishin shokë” – Pronari dyshohet se vrau klientin, detaje nga vrasja brenda lokalit në Gjakovë

Smajljaj: Rivaliteti Kurti–Osmani mund të ketë ndikuar që VV të mos e kandidojë Osmanin për presidente

Smajljaj: Rivaliteti Kurti–Osmani mund të ketë ndikuar që VV të mos e kandidojë Osmanin për presidente

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën