TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çfarë gjeti policia në banesën e serbit të arrestuar i dyshuar për spinuazh?

Policia e Kosovës të mërkurën në mbrëmje ka arrestuar Marko Knezheviqin, njeriun e afërt të ish-shefit të Shërbimit Sekret të Serbisë, Aleksandar Vulin. Ai u arrestua në Leposaviq nën dyshimin për “vjedhje identiteti” dhe “pajisja e qasjes”.Tëvë1 ka mësuar nga burimet se i njëjti ka pas dy pasaporta, atë të Serbisë dhe Kosovës. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij nga ana e policisë, janë gjetur edhe pajisje teknolologjike, i njëjti është kamufluar për shumë vite se gazetar në rrjetin “Most” televizion ky me seli në Zveçan.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Çfarë gjeti policia në banesën e serbit të arrestuar i dyshuar për spinuazh?

Që nga vitit 2002, e luajti rolin e gazetarit në veri të Mitrovicës.

Të mërkurën policia e Kosovës, arrestoi në Leposaviq, Marko Knezheviq, gazetarin e kamufluar i cili dyshohet të jetë njeri i afërt, i ish shefit të BIA-s serbe, Aleksandër Vulin.

Tëvë1 ka mësuar se Knezheviq ka punuar për BIA-n serbe me pseudonimin, “Droga Crni”, duke spinuar rreth zhvillimeve në katër komunat veriore.

Knezheviq, i cili ka punuar për rrjetin “Most” si gazetar, përkatësisht anëtar i bordit mbikëqyrës të këtij rrjeti, me seli në Zveçan, e që Tëvë1 ka hulumtuar brenda ëebfaqës, por emri i tij nuk figuroi, ndërsa ajo çfarë u vërejt është se Kosova ende cilësohet si pjesë e Serbisë.

Pas arrestimit të Knezhoviq, policia e Kosovës ka bastisur edhe shtëpinë e tij në rrugën “Vlado Cetkoviq” në veri të Mitrovicës, në të cilën janë konfiskuar pajisje teknologjike. Televizioni ka mësuar se gjatë bastisjes, janë gjetur edhe dy dokumente, atë të Kosovës dhe një të Serbisë.

I njëjti sipas zëvendësdrejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, iu ka caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“ Ajo çfarë mund të konfirmojmë për një person të dyshimtë për neve i cili konsiderohet se i ka dy identitete është ndaluar dje në rrugën e Leposaviqit gjatë një kontrolli rutinë. Pas verifikimit të tij, i njëjti është sjellë në stacion. Kemi shkuar në banesën e tij, ku ai jeton, kemi bërë bastisjen kemi konfiskuar disa materiale. Personi i ka dy identitete”, ka thënë Elshani.

E Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë të veriut, i ka thënë televizionit se Knezhoviq dyshohet për dy vepra penale.

“Personi në fjalë është arrestuar ditën e djeshme dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Gjatë ditës së sotme Prokuroria Themelore e Mitrovicës do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të kryerjes se veprave penale vjedhje të identiteteve dhe kredencialeve si dhe falsifikim të dokumenteve”

Marko Knezhoviq, ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Vulinit kur ishte drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën. Në kohën kur Vulini drejtori këtë zyrë, Knezheviq ishte përgjegjës për marrëdhëniet me mediat. Gjithashtu, është pjesë e partisë së Vulinit, Lëvizja Socialiste, e cila është në pushtet në Serbi.

Vulini është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tags: arrestimispiuni serb
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ramabaja: Rikandimi i Osmanit rrezikon zgjedhje të reja

Ramabaja: Rikandimi i Osmanit rrezikon zgjedhje të reja

Buja: Krasniqi figurë unifikuese, do të pranohej për president edhe nga LVV e Vjosa Osmani

Buja: Krasniqi figurë unifikuese, do të pranohej për president edhe nga LVV e Vjosa Osmani

Zgjedhja e presidentit, Hoti: Dy partitë që kanë ndikim t’i thërrasin mendjes, populli nuk ua fal nëse shkojmë në zgjedhje

Zgjedhja e presidentit, Hoti: Dy partitë që kanë ndikim t’i thërrasin mendjes, populli nuk ua fal nëse shkojmë në zgjedhje

Hoti: Ngjarje si “Epopeja e UÇK-së” duhet në na gjejnë të bashkuar

Hoti: Do të bëhet Ligji për Vlerat e Luftës Çlirimtare, synimi është dinjiteti

Hoti: Do të bëhet Ligji për Vlerat e Luftës Çlirimtare, synimi është dinjiteti

“Këndi i Debatit” 27.02.2026

“Këndi i Debatit” 27.02.2026

Rama e Vuçiq i kërkojnë BE-së që vendet e tyre të hyjnë në Tregun Europian dhe Schengen

Rama e Vuçiq i kërkojnë BE-së që vendet e tyre të hyjnë në Tregun Europian dhe Schengen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën