TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çfarë e pret Erdoganin në mandatin e ri presidencial?

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Çfarë e pret Erdoganin në mandatin e ri presidencial?

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mandat për të qeverisur deri në vitin 2028, pasi siguroi edhe pesë vjet të tjera si udhëheqës i vendit që luan një rol kyç në NATO. Tani ai duhet të përballet me inflacionin në rritje dhe ta rindërtojë një pjesë të vendit të shkatërruar nga tërmeti që vrau më shumë se 50.000 njerëz.

Erdogan i siguroi më shumë se 52 për qind të votave në balotazhin presidencial të 28 majit, dy javë pasi nuk arriti t’i fitonte zgjedhjet në rundin e parë. Erdogan falënderoi votuesit që ia besuan sërish presidencën e vendit në dy fjalimet që i mbajti në Stamboll dhe Ankara.

“Fituesi i vetëm sot është Turqia”, tha Erdogan jashtë pallatit presidencial në Ankara, duke premtuar se do të punojë shumë gjatë shekullit të dytë të Turqisë, që ai e quajti “shekulli turk”. Turqia shënon njëqindvjetorin këtë vit.

Më pas, mbështetësit e Erdoganit dolën në rrugë për të festuar, duke valëvitur flamujt e Turqisë ose të partisë në pushtet dhe duke brohoritur emrin e Erdoganit.

Udhëheqësit e shteteve të tjera i dërguan urimet e tyre, duke theksuar rolin e Turqisë dhe Erdoganit në politikën globale. Politikanët perëndimorë thanë se janë të gatshëm të vazhdojnë të punojnë me Erdoganin, pavarësisht marrëdhënieve ndonjëherë të tensionuara gjatë viteve të fundit.

Turqia ka në duar shpresat e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, gjë që anëtarët e tjerë të aleancës e kanë kërkuar për ta forcuar partneritetin kundër Rusisë.

Turqia ka gjithashtu rol kyç në vazhdimin e marrëveshjes për t’i lejuar transportet e grurit nga Ukraina dhe për ta shmangur një krizë globale ushqimore.

Në fjalimin e tij pas fitores, Erdogan tha se rindërtimi i qyteteve të shkatërruara nga tërmeti do të jetë prioritet i tij. Ai, gjithashtu, tha se një milion refugjatë sirianë do të kthehen në “zonat e sigurta” të kontrolluara nga Turqia në Siri, si pjesë e një projekti zhvendosjeje që po planifikohet bashkë me Katarin.

Në këto zgjedhje, Erdogan pati mbështetjen e votuesve konservatorë. Gjatë fjalimit të tij, Erdogan tha se pjesëtarët e komunitetit LGBTI+ nuk mund ta “infiltrojnë” partinë e tij ose aleatët e saj.

Erdogan e transformoi presidencën nga një rol kryesisht ceremonial në pozitë të fuqishme përmes një referendumi të fituar me rezultat të ngushtë më 2017, që hoqi sistemin parlamentar të qeverisjes së Turqisë. Ai ishte presidenti i parë i zgjedhur me votë të drejtpërdrejtë në vitin 2014 dhe i fitoi edhe zgjedhjet e vitit 2018 që sollën presidencën ekzekutive.

Erdogan po kryen tani mandatin e tij të dytë si president nën presidencën ekzekutive. Ai mund të kandidojë sërish për një mandat tjetër nëse Parlamenti – ku partia e tij dhe aleatët e saj e kanë shumicën – shpall zgjedhje të parakohshme.

Numri i mandateve ishte një pikë mosmarrëveshjeje përpara zgjedhjeve, kur kritikët argumentuan se Erdogani nuk duhej të rikandidonte pasi e kishte mbajtur detyrën e presidentit edhe përpara ndryshimit të sistemit.

Tags: AnkaraErdoganZgjedhjet në Turqi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Peticioni i studentëve për provimin e jurisprudencës në shqip, Meidani: E kemi adresuar shqetësimin

Peticioni i studentëve për provimin e jurisprudencës në shqip, Meidani: E kemi adresuar shqetësimin

Vullkani Semeru në Indonezi shpërthen 7 herë brenda 3 orësh

Vullkani Semeru në Indonezi shpërthen 7 herë brenda 3 orësh

Shqipëria pësoi rënien më të madhe të rinisë në Evropë vitin e kaluar

Shqipëria pësoi rënien më të madhe të rinisë në Evropë vitin e kaluar

14 emigrantë të vdekur në Greqi pas përplasjes mes dy anijeve

14 emigrantë të vdekur në Greqi pas përplasjes mes dy anijeve

Ferizaj paralajmëron transferimin e radhës, është nga Nigeria

Ferizaj paralajmëron transferimin e radhës, është nga Nigeria

Fenerbahce falënderon Erdoganin për transferimin e Ngolo Kantes

Fenerbahce falënderon Erdoganin për transferimin e Ngolo Kantes

20 transferet më të shtrenjta të afatit kalimtar dimëror 2026

20 transferet më të shtrenjta të afatit kalimtar dimëror 2026

Emocionet e gjysmëfinales, sonte dy ndeshjet e para të Kupës së Kosovës

Emocionet e gjysmëfinales, sonte dy ndeshjet e para të Kupës së Kosovës

Të premten mbahet protestë kundër rritjes së çmimit të rrymës

Të premten mbahet protestë kundër rritjes së çmimit të rrymës

Legjenda e Manchester United përzgjedh dy transferimet më të suksesshme, njëri ndër ta Granit Xhaka

Legjenda e Manchester United përzgjedh dy transferimet më të suksesshme, njëri ndër ta Granit Xhaka

Guvernatori i BQK-së takoi misionin e FMN-së

Guvernatori i BQK-së takoi misionin e FMN-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën