TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çfarë do të ndodhte nëse nuk do të kishim 29 shkurtin një herë në 4 vjet?

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Çfarë do të ndodhte nëse nuk do të kishim 29 shkurtin një herë në 4 vjet?

Vitet e brishta ndihmojnë që kalendari 12-mujor të përkojë me lëvizjen e planetit tonë rreth Diellit. Pas 4 vitesh, orët e mbetura plotësojnë një ditë të plotë. Në vitin e brishtë, ne e shtojmë këtë ditë në muajin shkurt duke e bërë me 29 ditë nga 28. Ideja nisi në Romën e lashtë ku njerëzit përdornin një kalendar me 355 ditë nga 365 sepse e bazonin në ciklet dhe fazat e Hënës. Ata vunë re se kalendari nuk po përputhej me stinët kështu që çdo dy vjet shtuan një muaj që e quajtën Mercedonius për të plotësuar ditët.

Në vitin 45 para Krishtit, perandori romak Jul Cezari prezantoi kalendarin diellor që ishte bazuar në një model egjiptian. Çdo 4 vjet, shkurtit i shtohej një ditë që të përputhej me rrotullimin e Tokës rreth Diellit. Në nder të Cezarit, sistemi njihet ende si kalendari julian. Por me kohën njerëzit kuptuan se rrotullimi i Tokës nuk zgjaste 365.25 ditë por 365.24219 ditë ose 11 minuta më pak. Kështu që duke shtuar një ditë të plotë çdo 4 vjet ishte një korrigjim i tepërt.

Më 1582, Papa Gregori XIII firmosi një urdhër që bënte një rregullim të vogël. Viti i brishtë do të vazhdonte çdo 4 vjet përveçse në vitet “shekullore” ose të përpjesëtueshëm me 100 si 1700 apo 2100, vetëm nëse ata nuk përpjesëtoheshin gjithashtu edhe me 400. Duket pak e vështirë, por kjo rregulloi sistemin që ne vazhdojmë të përdorim ende, kalendarin gregorian.

Por çfarë do të ndodhte nëse nuk do të ekzistonte viti i brishtë? Si fillim, nuk do të përputhej me stinët. Kjo mund të sillte që solsticet dhe ekuinokset të ndodhnin në një kohë tjetër nga ajo që pritet. Dimri mund të ndodhte në periudhën që kalendari do e tregonte si stinën e verës dhe kjo do të ngatërronte fermerët pasi nuk do dinin se kur duhet të mbillnin farat. Kalendari hebre që funksionon përmes sistemit diellor dhe hënor ka një cikël 19-vjeçar. Kalendari islam ndjek fazat e hënës dhe nuk shton ditë. Viti hënor zgjat vetëm 355 ditë dhe datat e rëndësishme në kalendarin islam spostohen me 10-11 ditë më herët çdo vit në kalendarin diellor./TAR
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pse duhet të vendosni ujë me limon në furrë?

Pse duhet të vendosni ujë me limon në furrë?

Si të përdorni të bardhat e vezës për flokët dhe lëkurën?

Si të përdorni të bardhat e vezës për flokët dhe lëkurën?

Përqafimi ndihmon në forcimin e sistemit imunitar

Përqafimi ndihmon në forcimin e sistemit imunitar

Pse pikërisht tetori është muaji ideal për larjen e dritareve

Pse pikërisht tetori është muaji ideal për larjen e dritareve

Kurti mori pjesë në pritjen mbretërore të organizuar nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar

Kurti mori pjesë në pritjen mbretërore të organizuar nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar

Flick për Rashford: “I kërkova Decos të më sillte dikë si Rashford, kisha nevojë për të.”

Barcelona pa trajnerin Flick në “El Clasico”

Begaj kërkon nga Vietnami njohjen e pavarësisë së Kosovës

Begaj kërkon nga Vietnami njohjen e pavarësisë së Kosovës

Rizvanolli: Sektori i energjisë, një nga sektorët më strategjik për zhvillimin ekonomik të vendit

Rizvanolli: Sektori i energjisë, një nga sektorët më strategjik për zhvillimin ekonomik të vendit

Supremja hedh poshtë ankesën e Vetëvendosjes kundër vendimit të PZAP-së për certifikimin e Listës Serbe

Supremja pranon kërkesën e AAK-së, Juniku mund të shkojë në rivotim

Emini: Të gjitha faktet flasin se në Kllokot, Serbia ka ndërhyrë në procesin zgjedhor me anë të vërtetimeve mjekësore

Emini: Të gjitha faktet flasin se në Kllokot, Serbia ka ndërhyrë në procesin zgjedhor me anë të vërtetimeve mjekësore

Gjyqtarë nga Irlanda për duelin Drita – Omonia

Gjyqtarë nga Irlanda për duelin Drita – Omonia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën