TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çfarë dihet për aksidentin tragjik me tren në Biberach në Gjermani, ku tre persona humbën jetën?

by tëvë1
8 muaj ago
1
A A
Çfarë dihet për aksidentin tragjik me tren në Biberach në Gjermani, ku tre persona humbën jetën?

Tre persona kanë vdekur në aksidentin ku një tren në Biberach në Gjermani doli na shinat.

Mes viktimave ishte drejtuesi i lokomotivës, një punonjës i hekurudhës dhe një pasagjer. Me gjasa shkak i aksidentit është bërë një rrëshqitje dheu, por hetimet vazhdojnë.

Aktualisht nuk ka prova për ndërhyrje nga jashtë. Në momentin e aksidentit ka pasur reshje të forta, tha një zëdhënës i policisë në Ulm për ARD, dyshohet se ujërat kanë rrjedhur poshtë argjinaturës, duke shkaktuar rrëshqitje dheu.”

Me sa duket rrëshqitja e dheut ka prekur shinat dhe ka të ngjarë të ketë shkaktuar daljen e trenit nga shinat. Hetimet nuk kanë përfunduar ende.

Kancelari Friedrich Merz (CDU) deklaroi në X se aksidenti hekurudhor në Biberach e ka tronditur.

“Ne mbajmë zi për viktimat. U shpreh ngushëllimet e mia familjeve.”

Merz deklaroi se është në kontakt të ngushtë me Ministrin e Brendshëm dhe Ministrin e Transportit dhe u ka kërkuar atyre të mbështesin shërbimet e shpëtimit me të gjitha mjetet e mundshme.

Ministri gjerman i Transportit Patrick Schnieder (CDU) deklaroi: “Situata në vendngjarje është tronditëse. Përmasat e aksidentit hekurudhor pranë Riedlingen vetëm mund të hamendësohen.”

Schnieder shtoi se autoritetet janë në kontakt të ngushtë me hekurudhën gjermane dhe po ofrojnë mbështetje “kudo që të jetë e mundur”. “Ekspertët tanë janë në rrugë për të hetuar shkakun e aksidentit së bashku me autoritetet hetuese.”

Qindra forca shpëtimi ishin dje në vendin e aksidentit. Aktualisht linja hekurudhore aty është mbyllur. Në faqen e internetit të hekurudhës gjermane, u njoftua, se shërbimi hekurudhor midis Munderkingen dhe Herbertingen është pezulluar./DW/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Liderët e BE-së kritikojnë kryeministrin hungarez për bllokimin e kredisë prej 103 miliardë dollarësh për Ukrainën

Liderët e BE-së kritikojnë kryeministrin hungarez për bllokimin e kredisë prej 103 miliardë dollarësh për Ukrainën

Erdogan: Terroristët s’do të kenë sukses në Turqi

Erdogan: Terrorizmi i Netanyahut vazhdon të kërcënojë paqen rajonale dhe globale

​“Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Peleshi takohet me presidenten e Bundestagut

​“Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Peleshi takohet me presidenten e Bundestagut

Haxhiu nga BIK: Fitër Bajrami forcon vlerat e paqes dhe solidaritetit

Haxhiu nga BIK: Fitër Bajrami forcon vlerat e paqes dhe solidaritetit

AARC kërkon rol udhëheqës të ShBA-së në dialogun Kosovë–Serbi

AARC kërkon rol udhëheqës të ShBA-së në dialogun Kosovë–Serbi

Dedaj: Faktori njeri dhe shpejtësia, shkaktarët kryesorë për aksidente me fatalitet

Dedaj: Faktori njeri dhe shpejtësia, shkaktarët kryesorë për aksidente me fatalitet

Dreshaj: LVV do zgjedhje, kërkon edhe bashkëpunues që t’ia bartë dështimet

Dreshaj: LVV do zgjedhje, kërkon edhe bashkëpunues që t’ia bartë dështimet

Gjashtë lojtarë të Sassuolos izolohen para ndeshjes me Juventusin, shkaku i një virusi

Gjashtë lojtarë të Sassuolos izolohen para ndeshjes me Juventusin, shkaku i një virusi

Enver Idrizi e kishte rrahur dy herë Chuck Norrisin, karateisti shqiptar kujton kohën me aktorin e ndjerë

Enver Idrizi e kishte rrahur dy herë Chuck Norrisin, karateisti shqiptar kujton kohën me aktorin e ndjerë

Xhaka me lot në sy flet për fëmijërinë e tij: Me vëllain qëndronim nga 18 orë vetëm në shtëpi

Xhaka me lot në sy flet për fëmijërinë e tij: Me vëllain qëndronim nga 18 orë vetëm në shtëpi

Liderët shtetërorë e partiak urojnë myftiun Naim Tërrnava

Liderët shtetërorë e partiak urojnë myftiun Naim Tërrnava

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën