TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çfarë dhurate t’i bëni të dashurës për 8 Mars?

by Tëvë1
7 muaj ago
0
A A
Çfarë dhurate t’i bëni të dashurës për 8 Mars?

Pos pjesëtareve të gjinisë së bukur të familjes suaj, nënës, motrës, personi i cili me siguri pret dhuratën nga ju për 8 mars – Ditën e Gruas, është edhe e dashura juaj, përkatësisht bashkëshortja.

Dëgjo këtë artikull tani…Po ju propozojmë se çka t’i dhuroni së dashurës

Edhe po qe se lidhja juaj sapo është filluar, ose jeni duke u argëtuar tashmë disa vite, apo jeni të martuar, ndaj femrave gjithmonë duhet pasur kujdes dhe përkushtim të njëjtë dashurie.

Ky është rasti ideal që të ndani pak kohë dhe angazhim dhe t’i bëni së dashurës suaj një surprizë speciale.

Kapela e femrës është dhuratë origjinale

Duke shikuar revynë e modës në programet televizive e dashura juaj mbase ka parë edhe kapelën për të cilën pa frymë ka bërë komentin: “Kjo është e mrekullueshme!”

Kjo ka qenë më tepër se shenjë që të kuptoni që vërtet e dëshiron një kapelë të tillë në gardërobën e saj. Pothuajse është e sigurt që nuk do të arrini të gjeni kapelë identike, mirëpo gjithmonë mund të shkoni nëpër butikë të qytetit dhe të gjeni alternativën.

Edhe një këshillë: Nëse keni arritur të kurseni mjaft para, që të plotësoni pamjen prej dame të së dashurës suaj, kërkoni doreza me nuancë të ngjashme sikur kapela, transmeton Telegrafi.

Grimi është dhuratë e qëlluar

Sikur të kishit pyetur cilëndo femër se a ka grim të mjaftueshëm, përgjigjja e saj me siguri do të ishte negative. Krahas kësaj, me siguri do të pasonte komenti: “Grimi kurrë nuk është i mjaftueshëm!”

Pra, edhe e dashura juaj nuk bën përjashtim. Kushtoni kujdes cilat nuanca i preferon e dashura juaj dhe në bazë të saj zgjidhni buzëkuqin. Nëse nuk jeni të sigurt cili buzëkuq më shumë i përshtatet, kërkoni ndihmë nga mikja e saj më e mirë.

Edhe një këshillë: Nëse ju jepet mundësia respektoni rregullën që nuanca e buzëkuqit do të duhej të ishte sikur nuanca e llakut të thonjve, dhe do ta bëni dhuratën edhe më të plotë.

Shpirti i natyrës në saksi

Nëse nuk dëshironi që së dashurës suaj t’i dhuroni lule klasike për 8 mars, si p.sh. karafila apo trëndafila, dhuroni një lule në saksi. P.sh. kaktusi do të ishte zgjedhje e mirë. Kaktusi me siguri do ta plotësojë enterierin e dhomës së të dashurës suaj. Në të vërtetë do të ketë të zgjedhur vendin e veçantë në dhomë. Kjo lule nuk kërkon angazhim të madh.

E dashura ime gatuan ëmbëlsirat më të mira

Kohëve të fundit e dashura juaj është interesuar për gatimin e gurabijeve, tortave apo ëmbëlsirave të tjera. Dhuratë ideale për 8 mars për të dashurën tuaj do të ishin kallëpet për gurabija formash të ndryshme. Nëse do të shkoni nëpër dyqane, do të gjeni zgjidhje të llojllojshme – në formë zemre, yjesh… Blini edhe disa revista me receta “të ëmbla” dhe të gjitha këto dhurojani së dashurës.

Edhe një këshillë: E dashura juaj me siguri nuk do të refuzonte që t’ju përgatiste gurabija formash të ndryshme, andaj mbrëmja e bukur së bashku është ëmbëlsira plotësuese.

Këllëfi për syze

Nëse e dashura juaj para pak kohësh ka filluar të bartë syze me dioptri, është më se e sigurt që akoma nuk ka mundur të gjejë këllëfin ideal për to. Megjithatë, ju nevojitet një mund goxha i madh për t’i gjetur ato më të përshtatshmet.

Festa e femrave është datë ideale që bash ju të bëni një angazhim, krahas njohjes së mirë të shijes së saj, të gjeni atë për të cilën do të jeni të sigurt se do t’i pëlqejë. Ngazëllimi i së dashurës suaj nuk do të mungojë.

Dhe në fund do të shtonim: Dita e Gruas nuk duhet të jetë vetëm një herë në vit. Dita e gruas është çdo ditë, andaj respektojeni bashkudhëtaren tuaj dhe dashurojeni. Ato mund t’jua shpërblejnë!

ShareTweet

Postime të ngjashme

7 mënyra për të kuptuar nëse po humbisni shumë flokë brenda një periudhe të shkurtër

7 mënyra për të kuptuar nëse po humbisni shumë flokë brenda një periudhe të shkurtër

Dita Botërore e Mësuesit

Dita Botërore e Mësuesit

Si ndikon moti në produktivitetin e punonjësve?

Si ndikon moti në produktivitetin e punonjësve?

Nga puna praktike në punë me orar të plotë, si ta realizoni?

Nga puna praktike në punë me orar të plotë, si ta realizoni?

Abrashi: Prizreni nuk është vetëm për sezon – Totaj e ka zhytur komunën në borxhe

Abrashi: Prizreni nuk është vetëm për sezon – Totaj e ka zhytur komunën në borxhe

Gazetari Bora: E mbushi armën në sallë dhe vrau gjyqtarin

Gazetari Bora: E mbushi armën në sallë dhe vrau gjyqtarin

“Info Nata”- 06.10.2025

“Info Nata”- 06.10.2025

Zhduket një person në Malishevë, familja kërkon ndihmën e qytetarëve

Zhduket një person në Malishevë, familja kërkon ndihmën e qytetarëve

Shaqir Totaj tubim me gratë dhe vajzat në Prizren: Mbështetja e madhe e tyre, shenjë e qartë e fitores që po vjen

Shaqir Totaj tubim me gratë dhe vajzat në Prizren: Mbështetja e madhe e tyre, shenjë e qartë e fitores që po vjen

Presidentja Osmani kërkon përkrahjen e Austrisë dhe Sllovenisë për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Presidentja Osmani kërkon përkrahjen e Austrisë dhe Sllovenisë për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Vrasja e gjyqtarit, KGJK: Kjo ngjarje e rëndë përbën një goditje të madhe jo vetëm për sistemin e drejtësisë shqiptare

Vrasja e gjyqtarit, KGJK: Kjo ngjarje e rëndë përbën një goditje të madhe jo vetëm për sistemin e drejtësisë shqiptare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën