TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çfarë dënimi i pret përgjegjësit e sulmit në Ibër-Lepenc?

by Fidan Zejnullahu
1 vit ago
0
A A
Çfarë dënimi i pret përgjegjësit e sulmit në Ibër-Lepenc?

Dhjetë persona janë shoqëruar nw Polici pwr sulmin e 29 nëntorit në kanalin e Ibër Lepencit në fshatin Vragë të Zubin Potokut.

Me vendim të prokurorit dy prej tyre, me inicialet D.V. dhe D.M. nga komuniteti serb, janë ndaluar ku për personin D.V. është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe masa e paraburgimit është caktuar nga Gjykata për 1 muaj, kurse i dyshuari D.M nga Prokuroria është liruar në procedurë të rregullt.

Kjo veturë e policisë, të dielën mbrëma në gjykatore solli një të arrestuar.

Ndërsa sipas avokatit, Ardian Bajraktari, kjo vepër i përmbush të gjitha elementet që të konsiderohet sulm terrorist.

“Përcaktuar me nenin 128 e ndërlidhur me veprën penale rrezikim i rendit kushtetues me dëmtim ose shkatërrim të pajisjeve publike të përcaktuara me nenin 122, sipas të cilit shkalla e ndëshkueshmërisë së veprës penale është jo më pak se 5 vite burgim e në rrethana kur nuk përcaktohet maksimumi i veçantë, atëherë aplikohet maksimumi i përgjithshëm i dënimit me burgim deri në 25 vite”, ka thënë Bajraktari.

E menjëherë pas sulmit, në vendngjarje u pa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pas tij, në terren dolën edhe ministrat, Xhelal Sveçla, Elbert Krasniqi e Artane Rizvanolli.

Por, edhe zëvendësministrat, Hysen Durmishi e Arbër Vokrri.

E njohësit e drejtësisë në vend, thonë se përfshirja e politikës në këto raste, mund ta pengoj procesin e hetimeve.

“Sa i përket stadit në të cilin ndodhet procesi, para së gjithave, në radhë të parë vlerësoj që duhet organet e zbatimit të ligjit, përfshirë policinë në koordinim edhe me Prokurorin e Shtetit të ndërmarrin veprime me qëllim të zbardhjes së kësaj ngjarje. Ndërsa politika sa më tepër që të distancohet në këtë fazë të procesit, do të ishte mirë. Vlerësoj që po ashtu është shumë e rëndësishme që krahas organeve të zbatimit të ligjit të prodhohet edhe një raport me prezencën e faktorit ndërkombëtar me theks të veçantë, EULEX dhe KFOR të cilat kanë rol dhe mandat në veri të Kosovës, në të cilin do të konstatohej përfshirja qoftë drejtpërdrejtë ose indirekt të shtetit serb në këtë ngjarje”, ka thënë avokati Bajraktari.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Kosovës, ka bërë të ditur se nga dhjetë të shoqëruarit në polici, vetëm njërit i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji.

Tags: denimisulmi ne iber-lepenc
ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Trajtoi shumë raste, si performoi Kushtetuesja këta muaj?

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Siguria publike në Kosovë vlerësohet e qetë, kërkohet më shumë punë nga policia

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Trajtoi shumë raste, si performoi Kushtetuesja këta muaj?

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Siguria publike në Kosovë vlerësohet e qetë, kërkohet më shumë punë nga policia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën