TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çështja e dinarit “katastrofik”

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Çështja e dinarit “katastrofik”

Ende mbërritur në Prishtinë, deklaratat e emisarit amerikan Gabriel Eskobar ishin të ashpra kundrejt qeverisë së Kosovës. Cështja e dinarit dhe cështja e dialogut Kosovë Serbi janë temat për të cilat Eskobar, pati kritika ndaj kryeministrit Kurti, sipas të cilit, ky I fundit nuk po koordinohet me aleatët e vendit.

Emisari i Shteteve të Bashkuara Gabriel Escobar ka përmendur arsyet pse është kundër mënyrës së zbatimit të rregullores për dinarin, duke e quajtur vendimin e BQK-së “katastrofik” dhe “jokompetent”.

Eskobar përmendi shpejtësinë me të cilën është zbatuar vendimi, mungesën e ofrimit të alternatives për të pranuar paratë, mos-kontaktimin e komuniteteve të prekura prej vendimit, dhe se komuniteti ndërkombëtar ka pasur vështirësi që të bindë Kosovën të ofrojë ndihmë teknike.

“Do të udhëtojmë në Prishtinë dhe do të fokusohemi tek efektet dhe një zgjidhje e mundshme e vendimit të pakoordinuar për të ndaluar dinarin dhe trasnferet nga Serbia për qytetarët serbë që marrin pagesa sociale nga Serbia.Pas Prishtinës do të udhëtojmë në Vjenë për takime me OSBE-në. Pastaj në Mal të Zi. Pas kësaj do të kthehem në Uashington, dhe shpresoj të kemi në Uashington javën tjetër, një diskutim in-person të QUINT-it për këto çështje”.

Këto deklarata ai i bëri në Bruksel përderisa ka rikujtuar se Francës i është dashur gati një vit për të adoptuar euron, kurse “në veri të Kosovës kanë dashur të zbatojnë vendimin brenda 3 javëve”- ka thënë Eskobar.

I dërguari amerikan ka përsëritur se Shtetet e Bashkuara nuk e kundërshtojnë legjitimitetin e vendimit, por kanë probleme me mënyrën e zbatimit dhe për efektin që ka te komuniteti serb.
Escobar pritet t’i nisë takimet në Prishtinë më 13 mars.

Gjatë vizitës në Prishtinë do të ketë në fokus një “zgjidhje të mundshme për vendimin e pakoordinuar për të ndaluar dinarin si dhe për transferet prej Serbisë për qytetarët e Kosovës, të cilët varen prej tyre”.

Escobar e ka pranuar se ekziston një çarje në komunikimet diplomatike mes SHBA-së dhe Kosovës.

“Partneriteti në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, mes popullit amerikan dhe atij të Kosovës, nuk depërton përmes një njeriu në Kosovë, apo një partie. Mirëpo, më duhet të them se aktualisht kemi probleme në komunikim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Dhe jo vetëm SHBA-ja, është problem që e ka Kosova edhe me BE-në, NATO-n, Mbretërinë e Bashkuar dhe më shumë partnerë, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Eskobar ka thënë se komunikimi me Kosovën ka qenë shumë i mirë në të kaluarën dhe shpreson se kështu do të jetë edhe në të ardhmen.

I pyetur pse nuk po e viziton edhe Maqedoninë e Veriut, ai ka thënë se situata në Kosovë është “e tmerrshme, prandaj më duhet ta vizitoj Kosovën”.

Escobar e ka konsideruar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë “në një moment kritik”.

Ai ka thënë se ka dëgjuar shumë arsyetime, por nuk e pranon asnjërën prej tyre duke e inkurajuar Qeverinë e Kosovës të ecë përpara, duke garantuar që Asociacioni “nuk do të jetë Republika Sërpska, nuk do të jetë shtet brenda shtetit, nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe asgjë që mund të krijojë probleme kushtetuese për Kosovën”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haliti: Duhet t’i shpallim zgjedhjet në parti, nëse nuk kemi zgjedhje nacionale

Haliti: PDK duhet të forcohet në opozitë për ta rrëzuar Kurtin

Haliti: Duhet t’i shpallim zgjedhjet në parti, nëse nuk kemi zgjedhje nacionale

Haliti: Duhet t’i shpallim zgjedhjet në parti, nëse nuk kemi zgjedhje nacionale

Haliti: Fitorja e Lladrovcit s’më befasoi, humbës janë PDK-ja dhe Hajdari

Haliti: Fitorja e Lladrovcit s’më befasoi, humbës janë PDK-ja dhe Hajdari

Vetëvendosje mbështet protestën në Tiranë për ish-krerët e UÇK-së

Emisioni “Info Nata” 15.10.2025

Emisioni “Info Nata” 15.10.2025

Vetëvendosje mbështet protestën në Tiranë për ish-krerët e UÇK-së

Vetëvendosje mbështet protestën në Tiranë për ish-krerët e UÇK-së

Sveçla dhe sekretarja britanike për Punë të Brendshme diskutojnë forcimin e partneritetit në siguri

Sveçla dhe sekretarja britanike për Punë të Brendshme diskutojnë forcimin e partneritetit në siguri

Shkodra: Ka një shtensionim ndërmjet LDK-së dhe LVV-së

Shkodra: Ka një shtensionim ndërmjet LDK-së dhe LVV-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën