Ministri i zgjedhur i Arsimit, Hajrulla Çeku ka uruar për detyrën e re ministren e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevcin.
Çeku ka thënë se është i bindur se përvoja , përkushtimi dhe vizioni janë shtysë e re për zhvillimin e kulturës dhe turizmit.
“Dua të falënderoj nga zemra për bashkëpunimin dhe besimin të gjitha komunitetet me të cilat punuam gjatë këtij mandati. Falënderim i veçantë për artistët, sportistët, punëtorët kulturorë, federatat, organizatat, profesionistët e trashëgimisë kulturore, të rinjtë, stafin e MKRS-së, institucionet e varësisë dhe kabinetin për punën e palodhshme dhe përkushtimin e tyre”, ka shkruar Çeku./teve1.info/







