TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çeku: Shqipëria nuk ishte korrekte për organizmin e Evropianit me Serbinë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ademi dhe Çeku vizituan stadiumin “Fadil Vokrri” pas rinovimit

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, ka folur edhe një herë për bashkëpunimin e Federatës Shqiptare të Futbollit me Federatën e Futbollit të Serbisë për organizimin e Kampionatit Evropian U21 të vitit 2027.

“Ne si ministri nuk jemi kontaktuar asnjëherë në raportet me mundësinë e bashkë organizimit të këtij kampionati. Pra ne kemi kuptuar që një gjë e tillë po ndodhë në momentin kur është publikuar aplikimi i përbashkët i Shqipërisë me Serbinë për ta organizuar dhe për ta bashkëorganizuar këtë kampionat”, ka thënë ministri Çeku në konferencë për media pas mbledhje së Qeverisë.

Çeku ka thënë Kosova do t’i kishte të gjitha kapacitetet për organizimin e Evropianit me Shqipërinë. Ai ka theksuar se arsyetimi që presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dha se Kosova nuk i plotëson kriteret, nuk qëndron.

“Fatkeqësisht pas kritikave që kanë marrë nga Federata e Shqipërisë është thënë se Kosovë nuk është gati me infrastrukturë. Kjo nuk qëndron. Këto fakte që prezantova sot, shumë shpejt Kosovën e bëjnë lidere në rajon për infrastrukturën e futbollit. Deri në vitin 2027 ne do t’i kishim të përfunduara mjaftueshëm stadiume që këtë kampionat ta bashkëorganizojmë me Shqipërinë mirëpo kjo gjë ka ndodhur tashmë. Nuk është mirë, besoj unë, që ka ndodhur në formën çfarë ka ndodhur. Do të duhej të paktën Shqipëria të ishte korrekte, Federata, që të vinte dhe të na pyeste në lidhje me investimet dhe me infrastrukturën tonë dhe pastaj të vepronte në një formë ose tjetrën”, është shprehur Çeku.

Kosova aktualisht nuk e ka asnjë stadium të gatshëm për një aktivitet të tillë kontinental. Por ka zotime se Kosova do të ketë stadiume moderne, që do të hapen para “Evropianit Shqipëri – Serbi”.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Peshëngritësja e Kosovës e pesta në Botëror

Peshëngritësja e Kosovës e pesta në Botëror

Haaland nuk largohet nga City

Haaland mund të largohet nga City

“Dardanet” mësojnë kundërshtaret në Ligën e Kombeve

“Dardanet” mësojnë kundërshtaret në Ligën e Kombeve

Osmani në listën e Bayernit për Ligën e Kampionëve

Osmani në listën e Bayernit për Ligën e Kampionëve

Stuhi dhe përmbytje godasin SHBA-në, duke ndërprerë votimin në disa zona

Stuhi dhe përmbytje godasin SHBA-në, duke ndërprerë votimin në disa zona

Jakupi: Rritja e dënimeve nuk i ndal vrasjet, shteti duhet të garantojë mbrojtjen e jetës së qytetarëve

Jakupi: Rritja e dënimeve nuk i ndal vrasjet, shteti duhet të garantojë mbrojtjen e jetës së qytetarëve

Nga e hëna, qytetarët mund të pajisen me identitet elektronik në shtatë qendra

Nga e hëna, qytetarët mund të pajisen me identitet elektronik në shtatë qendra

Gjini pas mbledhjes së Kryesisë: Aleanca kërkon ndarjen e çështjes së Hagës nga politika partiake

​Aleanca kërkon hetim për importin e energjisë: Mbi 1 miliard euro të qytetarëve shkuan për blerjen e rrymës nga jashtë

Autoritetet iraniane publikojnë udhëzues për mbijetesë në rast të një sulmi bërthamor

Autoritetet iraniane publikojnë udhëzues për mbijetesë në rast të një sulmi bërthamor

Statusi kandidat i Kosovës në BE, në fokus të takimit mes Zulfajt dhe ministrit gjerman Krichbaum

Statusi kandidat i Kosovës në BE, në fokus të takimit mes Zulfajt dhe ministrit gjerman Krichbaum

Trump paralajmëron ndërprerjen e ndihmës financiare amerikane për Izraelin nga fundi i vitit 2026

Trump paralajmëron ndërprerjen e ndihmës financiare amerikane për Izraelin nga fundi i vitit 2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën