TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Çeku: Nuk janë ndërprerë kontaktet me organizatorët e “Sunny Hill”

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Çeku: Nuk janë ndërprerë kontaktet me organizatorët e “Sunny Hill”

Pas ndarjes së çmimit kombëtar për veprimtari jetësore “Muslim Mulliqi”, ministri Çeku është shprehur i zhgënjyer, siç u shpreh ai, që kjo çështje ka marrë dimension të panevojshëm politik.

“Unë kam thënë që në parim çështja e ndarjes së tokës për një periudhë kaq të gjatë, nuk duhet të bëhet në ngut ose të ndonjë lloj presioni vendimmarrje të bazuar, që në fund të matim dhe ta vlerësojmë në mënyrën e duhur interesin publik dhe aty ku ka interesa private në raste të caktuara. Ne kemi qenë në komunikim me organizatorët e festivalit të “Sunny Hill” dhe si MKRS ju kemi ofruar që të shërbejmë si pikë referente për të gjithë ministritë që ata kanë punë”, ka thënë Çeku.

Reklamë

Ai ka mohuar të ketë pasur Qeveria e Kosovës propozim për çështjen afatgjate të shfrytëzimit të tokës, por shtoi se kanë kërkuar që të ulen dhe të gjejnë zgjidhjen më të mirë.

“Nuk do të duhej të ishte shkas, as ndonjë arsyeje e mjaftueshme një çështje të cilën kemi thënë ta ri mendojmë, çështjen afatgjate të marrjes së asaj toke. Për ta bërë një lëvizje kaq të shpejtë, sepse vetëm para disa ditësh ne ishim duke diskutuar këtë çështje me ta. Dhe u duk se kishte një pranim për ta rimenduar për çështjen afatgjate të kontratës së kësaj toke. Dhe kaluan shumë pak ditë dhe ndodhi kjo që u paralajmërua dje”, ka deklaruar ai.

Çeku u shpreh i zhgënjyer që festivali “Sunny Hill” dhe emri i këngëtares Dua Lipa kanë marrë dimension të panevojshëm politik.

“Kontaktet nuk janë ndërprerë asnjëherë, ne jemi në komunikim dhe gjithsesi po vazhdojmë t’iu tregojmë që qëndrojmë pas gjitha zotimeve që i kemi ofruar nga fillimi. Unë besoj që një organizim i kësaj natyre është më i madh se të gjithë ne, sepse është për vendin tonë, për promovimin ndërkombëtar të vendit tonë. Nuk besoj që duhet të reduktohet në çështje të vogla ose të bëhet çështje e debateve politike. Jam thellësisht i zhgënjyer që po merr edhe një dimension politik të panevojshëm”, tha Çeku.

Më tej, tha se duhet të vazhdojnë të insistojnë si qeveri që ta mbrojnë imazhin e këngëtares Dua Lipa.

Duhet të vazhdojnë të insistojmë si qeveri, si institucione, si shoqëri, si Kosovë që pikë së pari ta mbrojmë figurën e Dua Lipës. Një personaliteti të veçantë për vendin tonë që ka bërë shumë dhe ka kontribuar shumë për Kosovën. Ta shmangim çfarëdo politizimi ose të përfshirjes së emrit të saj në debatet politike dhe dua ta rikonfirmoj gatishmërinë edhe të ministrisë që drejtoj, por edhe për shkak të komunikimit me qeverinë, që jemi shumë të interesuar ta vazhdojmë bashkëpunimin me “Sunny Hill”. Jemi shumë të gatshëm, siç kemi qenë deri në minutë të fundit, që t’i qëndrojmë prapa zotimeve tona që t’iu plotësojmë të gjitha kërkesave”, ka përfunduar Çeku.

Ai tha se janë të gatshëm që të diskutojnë edhe më tej çështjen e ndarjes së parcelës së kërkuar për organizimin e këtij festivali.

Dje zyrtarisht u njoftua se “Sunnyhill” do të zhvendoset në Tiranë, për shkak të vonesave të shumta administrative për lokacionin. /kp.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haliti: Koalicioni me VV-në varet nga oferta e tyre, jo nga PDK-ja

Haliti: Koalicioni me VV-në varet nga oferta e tyre, jo nga PDK-ja

Haliti: Kriza nuk lidhet me kryetarin e Kuvendit, por me koalicionin për presidentin

Haliti: Kriza nuk lidhet me kryetarin e Kuvendit, por me koalicionin për presidentin

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Konfirmohet vdekja e dy personave në Llapushnik, një 19-vjeçari në gjendje të rëndë

Dyshohet për dy të vdekur në një aksident në Llapushnik

Dyshohet për dy të vdekur në një aksident në Llapushnik

Trump ndërpreu takimin multilateral për të telefonuar Putinin, sipas burimeve të CNN

Therret me thikë një person në Prishtinë

Bisedimet kanë rinisur në Zyrën Ovale

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Konfirmohet vdekja e dy personave në Llapushnik, një 19-vjeçari në gjendje të rëndë

Dyshohet për dy të vdekur në një aksident në Llapushnik

Dyshohet për dy të vdekur në një aksident në Llapushnik

Përfundon takimi në Shtëpinë e Bardhë midis Trump, Zelensky dhe udhëheqësve evropianë

Përfundon takimi në Shtëpinë e Bardhë midis Trump, Zelensky dhe udhëheqësve evropianë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X