TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çeku i përgjigjet kritikave për prejardhjen: E njoh Prishtinën më mirë se vendin ku kam lindur

by Tëvë1
7 muaj ago
4
A A
Çeku i përgjigjet kritikave për prejardhjen: E njoh Prishtinën më mirë se vendin ku kam lindur

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, njëherit kandidat për kryetar të Prishtinës, ka komentuar diskutimet publike se votuesit e kryeqytetit nuk e mbështesin një kandidat që nuk ka lindur në Prishtinë. Çeku, i lindur në Prizren, tha se kjo qasje është e padrejtë dhe e motivuar politikisht.

“Nëse çështja është kjo, atëherë një numër i kandidatëve që kanë kandiduar më herët nuk kanë lindur në Prishtinë, por kanë ardhur më pas. Kjo nuk po aplikohet me të tjerët, është një lloj standardi që po aplikohet vetëm me mua. Kjo tregon që nuk është genuine, është e sforcuar, është politike. Është normale, pjesë e fushatës, dhe nuk e marr shumë seriozisht,” tha Çeku në emisionin “Herët” në Tevë1.

Ai theksoi se Prishtina është një qytet i hapur dhe mikpritës, ku shumica e banorëve aktualë nuk kanë lindur në kryeqytet, por kanë kontribuar në zhvillimin e tij.
“Prishtina është shumë më e hapur dhe mikpritëse sesa kjo që po bëhet tani. Një pjesë e madhe e banorëve të Prishtinës nuk kanë lindur në Prishtinë, por kanë ardhur dhe krejt çka kanë arritur, e kanë arritur këtu. Jetën e kanë ndërtuar në Prishtinë,” u shpreh ai.

Çeku shtoi se më e rëndësishme sesa vendlindja është njohja reale e qytetit dhe dashuria për të.
“Në raport me detyrën e kryetarit, unë besoj që qytetin duhet me e njoft, me e dashtë, e pastaj me i ofru zgjidhje. Kryetari aktual nuk ka jetuar në Prishtinë, unë kam jetuar më gjatë. Jam ballafaquar dhe i njoh shumë mirë problemet e Prishtinës, sepse pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar këtu. E njoh më mirë Prishtinën se sa vendin tim të lindjes,” deklaroi Çeku.

Sipas tij, përvoja personale dhe përkushtimi ndaj qytetit kanë më shumë peshë sesa origjina e kandidatit.

Tags: Hajrulla ÇekuHeretTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Smajljaj: Ka rënie të entuziazmit për një marrëveshje për presidentin

Smajljaj: Ka rënie të entuziazmit për një marrëveshje për presidentin

Bytyqi: Opozita ta sfidojë Kurtin me kandidat për presiden

Bytyqi: Opozita ta sfidojë Kurtin me kandidat për presiden

Mundësia për zgjedhje, Limaj: Me këtë opozitë kështu, kurrë

Limaj: Vedat, mos u mërzit, çdo shtëpi e ka “bërllokun” e vet

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e pesë impianteve për trajtimin e ujëave të ndotura

Mehmeti: Brenda një ose dy javësh, përdorimi i gjuhës shqipe do të ndalohet në gjykatat e Maqedonisë

Mehmeti: Brenda një ose dy javësh, përdorimi i gjuhës shqipe do të ndalohet në gjykatat e Maqedonisë

Kurti mesazh FFK-së: Keni krijuar ekip që i dha besim një kombi të tërë

Kurti mesazh FFK-së: Keni krijuar ekip që i dha besim një kombi të tërë

Mehmeti: Çfarë e pengon PDK-në të tregojë propozimin e tyre për president?

Mehmeti: Çfarë e pengon PDK-në të tregojë propozimin e tyre për president?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën