Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka njoftuar se seanca dëgjimore për rastin e Kosovës ndaj Federatës së Futbollit të Rumanisë dhe UEFA-s për ndeshjen e 15 nëntorit në Bukuresht, do të mbahet të hënën, më 24 mars.
Detaje tjera nuk janë dhënë, por të hënën mund të merret edhe vendimi.
CAS-i e kishte hedhur poshtë ankesën e Federatës rumune kundër dënimeve të UEFA-s për ndeshjen ndaj Kosovës.
CAS-i kishte konstatuar se dënimet e UEFA-s ndaj Federatës rumune janë proporcionale me shkeljet që janë bërë.
Federata e Futbollit e Kosovës në fillim të dhjetorit njoftoi se i është drejtuar CAS-it, lidhur me vendimin e UEFA-s për ndeshjen Rumani – Kosovë.







