TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Çanak: Vuçiqi në Moskë shkak i frikës së thellë ndaj Putinit

Politikani socialdemokrat, Nenad Çanak, në një intervistë për Tëvë1 ka thënë që vendimi i Vuçiqit për të shkuar në Moskë është rezultat i frikës së tij të thellë ndaj Putinit. Teksa vet presidenti serb nga Moska ka pasur një mesazh për Bashkimin Evropian.

nga Shpat Blakcori
8 Maj, 2025
2
A A
Çanak: Vuçiqi në Moskë shkak i frikës së thellë ndaj Putinit

Për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq pati zëra se në momentin e fundit, do ta anulonte vizitën për në Moskë.

Mirëpo këto dilema u shuan pasi që i pari i Serbisë ka mbërritur në Rusi dhe do të jetë prezent  në ceremoninë që shënon 80-vjetorin e fitores sovjetike ndaj Gjermanisë naziste.

Në kuadër të kësaj vizite, Vuçiq pritet të zhvillojë takim kokë më kokë me homologun e tij, presidentin rus, Vladimir Putin, si dhe pak para vizitës Vuçiq i dërgoj disa fjalë  në drejtim të Brukselit.

“Jam i bindur se Serbia do të mbetet në rrugën evropiane. Nëse BE-ja dëshiron të ndëshkojë dikë, le të më ndëshkojë mua. Do ta pranoj ndëshkimin dhe do të kërkoj që të mos e ndëshkojnë të gjithë vendin”, ka thënë Vuçiq

Këtë vizitë të Vuçiqit në Moskë e ka komentuar edhe Ministrja e  Punëve të Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, e cila për televizionin polak “TVP” ka thënë se Vuçiq po e zbaton politikën ruse në përpikëri.

“Është vërtet e vështirë të shpjegohet se si, muaj pas muaji, Presidenti serb Vuçiç u tregon të gjithëve se është një përfaqësues i vërtetë i Rusisë”, ka thënë Gërvalla.

Ndërkaq, politikani socialdemokrat, Nenad Çanak,  ka treguar arsyet që pse Vuçiq vendosi të udhëtojë për në Moskë.

“Vendimi i Vuçiqit për të shkuar në Moskë është rezultat i frikës së tij të thellë ndaj Putinit. Ai ka frikë për sigurinë e tij personale, duke qenë i vetëdijshëm se Kremlini nuk fal asnjë përpjekje për të menduar në mënyrë të pavarur, e lëre më një kalim në “anën armike”. Udhëtimi në Moskë është gjithashtu një përpjekje për të balancuar, brenda elektoratit të tij, dështimin spektakolar që pësoi në Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Çanak për Tëvë1.

Tutje, Politikani socialdemokrat ka kritikuar edhe qasjen e Bashkimit Evropian  për raportin  me Serbinë, ku sipas tij, diplomatët evropian janë të ngadalshëm dhe të plogësht kur bëhet fjala për të marrë vendime serioze.

“Ekonomia e Serbisë varet të paktën dhjetë herë më shumë nga BE-ja sesa nga Rusia. Vuçiq nuk është një diplomat më i aftë sesa zyrtarët e BE-së të cilët po ashtu janë të ngadalshëm, të plogësht dhe të pavendosur kur bëhet fjalë për të marrë veprime të qarta kundër atyre që minojnë sistemin e vlerave të Bashkimit Evropian. Pra, çfarë mund të pritet kur bëhet fjalë për qëndrimin e tyre ndaj Serbisë, rëndësinë strategjike të së cilës në konfliktin me Rusinë (që është vetëm çështje kohe) burokratët e BE-së vazhdojnë ta nënvlerësojnë rëndë”, ka përfunduar Nenad Çanak

Komisionarja evropiane për zgjerim, Marta Kos, duke folur rreth vizitës së Vuqiçit në Moskë ka thënë se do ta ketë shumë më të vështirë ta ndihmojë Serbinë të qëndrojë fuqishëm në rrugën evropiane.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Kur mund të hapet ura e Ibrit?

​Kur mund të hapet ura e Ibrit?

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje

Plagosje aksidentale me armë zjarri në Prishtinë – një person përfundon në QKUK

Plagosje aksidentale me armë zjarri në Prishtinë – një person përfundon në QKUK

Gjendet i gjallë 85-vjeçari që u raportua i zhdukur në Prizern

Gjendet i gjallë 85-vjeçari që u raportua i zhdukur në Prizern

Mbi 500 palestinezë të vrarë deri tani pranë qendrave të ndihmës në Gaza, sipas autoriteteve lokale

Mbi 500 palestinezë të vrarë deri tani pranë qendrave të ndihmës në Gaza, sipas autoriteteve lokale

Trafik emigrantësh nga Franca në Britani, arrestohen tre shqiptarë

Trafik emigrantësh nga Franca në Britani, arrestohen tre shqiptarë

​Kur mund të hapet ura e Ibrit?

​Kur mund të hapet ura e Ibrit?

Gjyqi i Diddy-t, prokurorët heqin disa akuza ndaj reperit

Sandalet dhe shapkat perfekte për këtë verë

Sandalet dhe shapkat perfekte për këtë verë

6 shenjat që tregojnë mungesë kalciumi në trup

6 shenjat që tregojnë mungesë kalciumi në trup

Will Smith pozon me shqiponjën dy krenare së bashku me futbollistin shqiptar

Will Smith pozon me shqiponjën dy krenare së bashku me futbollistin shqiptar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X