TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Çanak: Protesta e Listës Serbe e orkestruar nga shërbimet ruse dhe serbe

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Çanak: Protesta e Listës Serbe e orkestruar nga shërbimet ruse dhe serbe

Këtë bindje e ka politikani socialdemokrat, Nenad Çanak, i cili protestën e organizuar nga Lista Serbe e quan thjesht një shfaqje dhe një kërcënim me armë bosh.

Sipas, tij, Kremlini është i gatshëm të fillojë çdo luftë vetëm ta largojë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar nga Ukraina.

E ai thotë se Ballkani, ka shumë pika të nxehta ku mund të ndizet edhe luftë.

“I gjithë aktiviteti është organizuar nga shërbimi rus dhe pjesë të shërbimit serb. Qëllimi i protestës ishte ta largojë vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare nga Ukraina. Kremlini është i gatshëm të fillojë çdo luftë në Ballkan vetëm për të dobësuar vëmendjen e Perëndimit, dhe kjo po synohet të bëhet në pikat e nxehta, siç janë Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Herzegovina. Gjithçka që u pa në atë protestë ishte një shfaqje dhe një kërcënim me armë bosh”, deklaroi Çanak.

Ndryshe protestën e ka parë aktivisti nga shoqëria civile Miodrag Miliçeviq.

Ai thotë se komuniteti serb ka më shumë nevojë për pluralizëm politik, ndërsa sa i përket zhvillimeve të fundit politike, sipas tij, ka një unitet mes të gjitha palëve.

Miliçeviq thotë se Qeveria e Kosovës në këtë rast nuk e ka dëgjuar zërin e komunitetin serb, për çështjen e targave.

“Natyrisht që ne kemi dëshire që të ketë më shumë pluralizëm në mesin e komunitetit serb. Por lidhur me zhvillimet e fundit që kanë ndodhur nuk kanë të bëjnë vetëm me Listën Serbe. Mes partive politike në veri, ka pasur një konsensus të përgjithshëm për largimin e serbeve nga institucionet. Me çfarë shoh unë gjithashtu qytetarët janë shprehur të zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës për shkak se nuk është dëgjuar zëri i tyre. Qytetarët janë ata që më së shumti po e pësojnë me këto zhvillime”, deklaroi Miliçeviq.

Ndërkaq Profesori nga Johns Hopkins University, Daniel Serwer nuk e përjashton mundësinë e tensioneve në veri të vendit.

“Dominimi i etno-nacionalistëve dhe kriminelëve atje në Mitrovicën e Veriut, mund të krijoj trazira. Në këto momente nuk po ka asnjë kuptim procesi i dialogut”, u shpreh Serwer.

E sipas Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Aleksandar Vuçiq është duke i përdorur serbët ne Kosovë me qëllim për ta destabilizuar vendin, për shkak se nuk është pajtuar me planin franko-gjerman.

Kronika e gazetarit Shpat Blakçori.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeziu: Kushtetuesja u nxitua me masën e përkohshme për konstituimin e Kuvendit

Kryeziu: Kushtetuesja u nxitua me masën e përkohshme për konstituimin e Kuvendit

Kryeziu: Kuvendi është konstituuar, zgjedhja e nënkryetarit nuk e bllokon

Kryeziu: Kuvendi është konstituuar, zgjedhja e nënkryetarit nuk e bllokon

Krasniqi priti ambasadorin e Australisë, diskutohet për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar

Krasniqi priti ambasadorin e Australisë, diskutohet për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Nesër nxehtë dhe me vranësira e intervale me diell

Sulmi i Izraelit në Doha, Trump: E informuam Katarin, por ishte tepër vonë për ta ndalur

Sulmi i Izraelit në Doha, Trump: E informuam Katarin, por ishte tepër vonë për ta ndalur

Kryeziu: Kushtetuesja u nxitua me masën e përkohshme për konstituimin e Kuvendit

Kryeziu: Kushtetuesja u nxitua me masën e përkohshme për konstituimin e Kuvendit

Kryeziu: Kuvendi është konstituuar, zgjedhja e nënkryetarit nuk e bllokon

Kryeziu: Kuvendi është konstituuar, zgjedhja e nënkryetarit nuk e bllokon

Emisioni “Info Nata” 09.09.2025

Emisioni “Info Nata” 09.09.2025

Portugalia me fitoren e dytë, Ronaldo realizon golin e 943-të në karrierë

Portugalia me fitoren e dytë, Ronaldo realizon golin e 943-të në karrierë

Krasniqi priti ambasadorin e Australisë, diskutohet për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar

Krasniqi priti ambasadorin e Australisë, diskutohet për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar

Eurobasket 2025: Greqia arrin gjysmëfinalen, atje e pret Turqia

Eurobasket 2025: Greqia arrin gjysmëfinalen, atje e pret Turqia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X