TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çanak: Në parlamentin serb Kurtin e shohin si armik, është dëshmuar negociator i fortë

Politikani socialdemokrat nga Vojvodina, Nenad Çanak, gjatë një intervistë dhënë për tëvë1 thotë mes tjerash se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po shihet si armik në kuvendin e Serbisë për shkak se është dëshmuar si një negociator i fortë. Çanak shprehet kritik edhe ndaj opozitës në Serbi që thotë se kanë qëndrime edhe më radikale se Partia Progresive Serbe.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
1 0
A A

Serbia po kalon nëpër një krizë të thellë politike.

Protestat e studentëve nuk po ndalen, ndërsa në kuvendin serb gjatë së martës pati edhe përplasje fizike mes deputetëve.

Madje, opozitarët për ta bllokuar punën e kuvendit hodhën gazlotsjellës dhe mjete të tjera piroteknike.

Në një moment kryeparlamentarja, Ana Bërnabiq, duke i kundërshtuar veprimet e opozitës përdori gjuhë fashiste ndaj shqiptarëve.

Ajo iu tha deputetëve të opozitës se janë bërë heronj të Albin Kurtit dhe medieve në Kosovë.

Për kryeministri Kurti pati disa fjalë edhe zëvendëskryeministri nacionalist serb, Aleksandar Vulin.

E pse kaq shpesh po përmendet kryeministri kosovar në kuvendin e Serbisë, e ka një shpjegim politikani socialdemokrat nga Vojvodina, Nenad Çanak.

“Nuk është për çudi që e dëgjoni emrin e Albin Kurtit në kuvendin e Serbisë sepse përfaqësuesve politik këtu iu duhet një armik i jashtëm dhe në këtë rast është Kurti si kryeministër i Kosovës. Kjo po ndodh edhe për arsyen se Kurti është dëshmuar si negociator i fortë në raport me Serbinë dhe kjo mjafton që ai të jetë armiku i opozitës dhe i regjimit”, thotë Çanak për Tëvë1.

Çanak është shprehur kritik edhe ndaj opozitës për të cilën thotë se në shumë çështje ka qëndrime edhe më ekstreme se partia në pushtet.

“Të gjitha këto ngjarje ne parlament u provokuan nga opozita impotente ne Serbi. Protestat që po zhvillohen në Serbi nga studentet kanë marrë vëmendje të madhe ndërsa opozita nuk ka ndonjë kauzë të fortë dhe kanë mbetur nën hijen e studentëve. E ashtuquajtura opozitë po synon që përmes këtyre veprimeve jo konstruktive të marrë vëmendje, por në fakt ata në disa çështje politike përfshi edhe Kosovën kanë qëndrime dhe më ekstreme se partia në pushtet e Vuçiqit”, shprehet ai.

E pavarësisht faktit që ka disa muaj që vazhdimisht po mbahen protesta masive kundër regjimit në Serbi, Çanak thotë se nuk mjaftojnë për ta rrëzuar nga pushteti presidentin autoritar, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij për të bërë ndryshime serioze politike duhet të ketë protesta gjithë popullore sikurse në kohën e Millosheviqit.

“Vuçiq është nervoz por kjo nuk nënkupton se karrigia e tij po lëvizet. Ai është ende në pushtet dhe ka akoma fuqi për të kontrolluar gjithçka. Ai madje së fundmi po synon t’i kap edhe ato pak medie të lira që kanë mbetur në Serbi. E vetmja mënyrë që mund ta rrezikojë pushtetin e Vuçiqit është nëse ka protesta gjithë popullore, por për këtë nuk po shoh gatishmëri tek populli. Protesta të fuqishme ishin ato kur populli ngrit për ta kundërshtuar Slobodan Millosheviqin”, thotë politikani serb.

Studentët në Serbi po protestojnë prej muajsh kundër korrupsionit dhe rreziqeve ndaj sigurisë publike, teksa po bëjnë thirrje për reforma të thella.

Në janar, kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq ka dhënë dorëheqje pas protestave dhe incidenteve të shumta në Serbi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministri Maqedonci merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin

Ministri Maqedonci merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Operacion policor në bashkëpunim me AKI-në në arrestimin për kontrabandim me migrantë

IKSHPK aktivizon metodën për zbulimin e mbetjeve të pesticideve në fruta dhe perime

IKSHPK aktivizon metodën për zbulimin e mbetjeve të pesticideve në fruta dhe perime

Prokuroria dhe Policia në Pejë diskutojnë trajtimin e rasteve të dhunës në familje

Rama: Shqipëria nuk ka plan “B” veç Evropës

Rama: Fituesit në Beograd nuk tregojnë hapje për çështjen e njohjes së Kosovës

Shkencëtarët regjistrojnë sinjale nga “zeptoversi”, bota 100 miliardë herë më e vogël se një atom

Shkencëtarët regjistrojnë sinjale nga “zeptoversi”, bota 100 miliardë herë më e vogël se një atom

Gashi takon familjen e Astrit Deharit: Ndriçimi i plotë i rrethanave të vdekjes është obligim institucional

Gashi takon familjen e Astrit Deharit: Ndriçimi i plotë i rrethanave të vdekjes është obligim institucional

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën