TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Canaj për takimin e dinarit: Një thyerje tjetër e premtimit nga qeveria

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Canaj për takimin e dinarit: Një thyerje tjetër e premtimit nga qeveria

Profesori universitar, Blerim Canaj duke komentuar ecurinë e dialogut dhe takimin e sotëm në Bruksel midis zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, kryenegociatorit serb Petar Petkoviq, dhe përfaqësuesit të posaçëm të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, për çështjen e dinarit, tha se ka qenë një takim si gjithë të tjerët që sipas tij, nuk është pritë “kush e di se çka.

Madje sipas Canajt,  ky takim ka qenë edhe një thyerje tjetër e premtimit Qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti.

“Një takim si gjithë të tjerët që s’është pritë kush e di se çka, pos një thyerje tjetër e premtimit për shkak se ne jemi mësuar se qeveria dhe kryeministri ynë flet diçka e menjëherë del diçka tjetër. Sikur më kujtohet ajo fraza e zotit Bislimi që thonte, pesë pare s’i jap për këtë punë mirëpo në fund u dashtë të ulet dhe të flasë”, tha Canaj në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

E ajo çka profesori universitar po e sheh si të panevojshme dhe humbje kohe për Kosovën, është diskutimi i çështjes së dinarit në tavolinën e bisedimeve.

“Po ajo çka është e tepërt për mua është për shkak se mendoj që çështja e dinarit absolutisht panevojshëm dhe nuk e di se pse është ardhë puna, e kemi sjellë punën që edhe kjo pikë të diskutohet në Bruksel. Për shkak se për mua është thjeshtë njëfarë humbje kohe e Kosovës e tash nëse Qeveria dëshiron që të zhvagisë më shumë dhe të përfitojë kohë ajo është tjetër çështje.Mmirëpo se sa ia sheh hajrin vendi kësaj pune atëherë dyshoj”, shtoi Canaj.

Ndryshe, bisedimet mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë përfunduan me zotimet e palëve që, deri më 22 mars, t’i dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Kështu tha në fund të takimit kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi.

Për javën e ardhshme, ai paralajmëroi një takim tjetër, për të parë nëse propozimet e tyre mund të shndërrohen në një të vetëm që, siç tha, “do të ishte i pranueshëm për Kosovën”.

Bislimi dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, u takuan të martën në Bruksel, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak../teve1.info./

Deri më 22 mars Kosova dhe Serbia do të dalin me propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së dinarit

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti takohet me Kasamin e Mexhitin, diskutojnë për projektet infrastrukturore që lidhin dy shtetet

Kurti takohet me Kasamin e Mexhitin, diskutojnë për projektet infrastrukturore që lidhin dy shtetet

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet së grumbulloi mijëra euro duke mashtruar se është i sëmurë

Kritikat për Ligjin e KPM-së, Qeveria del me sqarim

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Qeveria: Përgjegjësia jonë ta vazhdojmë punën për arsim publik cilësor

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

Bajrami kërkon sqarime nga ZRRE-ja për licencën e kompanisë së Hamoviqit

Kurti takohet me Kasamin e Mexhitin, diskutojnë për projektet infrastrukturore që lidhin dy shtetet

Kurti takohet me Kasamin e Mexhitin, diskutojnë për projektet infrastrukturore që lidhin dy shtetet

Shqipëria rikthen rezervistët

Shqipëria rikthen rezervistët

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet së grumbulloi mijëra euro duke mashtruar se është i sëmurë

Kritikat për Ligjin e KPM-së, Qeveria del me sqarim

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Qeveria: Përgjegjësia jonë ta vazhdojmë punën për arsim publik cilësor

Sekretari i Thesarit të SHBA-së konfirmon se ende jeton në një bazë ushtarake amerikane për shkak të frikës nga Irani

Sekretari i Thesarit të SHBA-së konfirmon se ende jeton në një bazë ushtarake amerikane për shkak të frikës nga Irani

Shehu shënon golin e parë sezonal

Shehu shënon golin e parë sezonal

Ballkani përmbys Gjilanin në fund, shënon tri herë në 14 minuta

Ballkani përmbys Gjilanin në fund, shënon tri herë në 14 minuta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën