TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Canaj e quan naive deklaratën e Bislimit për kushtëzimin e mbajtjes së zgjedhjeve në veri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Canaj e quan naive deklaratën e Bislimit për kushtëzimin e mbajtjes së zgjedhjeve në veri

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një takim me gazetarë në Prishtinë ka thënë se Kosova nuk duhet të shpallë zgjedhjet në komunat veriore pa u hequr masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian.

Ish-diplomati, Blerim Canaj, e vlerësoi si naive këtë deklaratë të Bislimit, teksa shtoi që Kosovës nuk do t’i hiqen masat derisa nuk i plotëson tri kërkesat e Bashkimit Evropian, përcjell teve1.info.

“Nëse Bislimi do të kishte sens për politikë mes sigurisë, fare nuk do të ishin vendosur masat ndaj Kosovës. Andaj, mund të them që është shumë një deklaratë naive e Bislimit. Kosova nuk mund të presë t’i hiqen masat pa përfunduar një proces që e ka si kusht. Natyrisht që nuk do të hiqen masat. Nëse vazhdojnë ta mbajnë këtë qëndrim, masat do të vazhdojnë, e nëse vazhdojnë të jenë ende më të ngurtë, masat mund edhe të forcohen. BE-ja s’po merret më me Kosovën deri sa të plotësohen kërkesat. Zgjedhjet duhet të mbahen, së paku duhet të fillojë organizimi i zgjedhjeve. Ura tani është prishur dhe është jashtëzakonisht e vështirë që Kurti ta rindërtojë atë”, deklaroi Canaj në emisionin “Ditari”.

Më tej, Canaj tha se Qeveria aktuale duhet të ketë parapërgatitje për takimet eventuale të cilat do të mbahen nga muaji shtator.

“Zotimi në Ohër, Kurtin e ka kthyer mbrapa dhe këtë gjë e ka kuptuar vonë. Madje, kam përshtypjen që më shumë do t’i konvenonte Kurtit të shkonte veriu në zgjedhje, që pastaj të futet në zgjedhje të përgjithshme”, shtoi tutje Canaj në Tëvë1.

Ndërkaq, sa i përket takimit i cili do të mbahet sot, ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe emisarit të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ish-diplomati vlerësoi që diskutimi do të jetë më shumë i fokusuar rreth Procesit të Berlinit.

“Ardhja e tij ka të bëjë më shumë me procesin e Berlinit dhe mos shkuarjen e Kurtit në takim te Edi Rama. Mirëpo, jam shumë i sigurt që diskutimi do të jetë për Procesin e Berlinit, e pastaj do të vazhdojnë çështjet tjera”, theksoi Canaj në Tëvë1.

Po ashtu, Canaj tregoi se gjatë takimit me disa njerëz në Berlin, kishte kuptuar që ata ishin të dëshpëruar nga hapat që i ka marrë Qeveria e Kosovës.

Kujtojmë se zyrtarë të Qeverisë së Kosovës e kanë vënë si parakusht heqjen e masave sanksionuese të BE-së para se të mbahen zgjedhjet e reja në veri, sipas dakordimit të arritur mes kryenegociatorit Besnik Bislimi e emisarit Miroslav Lajçak./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Trajtoi shumë raste, si performoi Kushtetuesja këta muaj?

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Siguria publike në Kosovë vlerësohet e qetë, kërkohet më shumë punë nga policia

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën