Seanca e radhës e kuvendit do të mbahet të enjëten e javës së ardhshme, kështu kanë bërë të ditur, shefat e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “lajm të mirë”, caktimin e seancës për shqyrtimin e Projektligjit për Trustin.
“Në seancën e radhës të kuvendit, më 16 qershor, menjëherë pas pikës së parë, e cila parasheh deklarimet jashtë rendit të ditës, do të shqyrtohet Projektligji për Fondet Pensionale”, tha ai.
Edhe Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje tha se “Sot u mbajt mbledhja e rregullt dhe është caktuar që seanca e re do të mbahet të enjten, javën e ardhshme, më 16 qershor”./Teve1.info