TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Caktohet data për dorëzimin e dosjes paraprake të ZPS-së në rastin për pengim të drejtësisë ndaj Thaçit dhe tjerëve

nga teve1
3 orë më parë
1
A A
Caktohet data për dorëzimin e dosjes paraprake të ZPS-së në rastin për pengim të drejtësisë ndaj Thaçit dhe tjerëve

Në procesin gjyqësor kundër administrmit të drejtësisë ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) është urdhëruar që deri më 19 gusht 2025 ta dorëzojë dosjen e saj paraprake.

Vendimi është marrë më 25 korrik 2025 nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, e cila urdhëroi Prokurorinë që deri me këtë datë të dorëzojë edhe listën e dëshmitarëve dhe provave materiale të propozuara, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Specialja gjithashtu ka bërë të ditur se për mbrojtjen synohet të caktohet afati për dorëzimin e dosjes paraprake të tyre më 20 tetor 2025.

Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte, si dhe vitin e kaluar i është ngritur aktakuza kundër administrimit të drejtësisë.

Ndryshe, lidhur me rastin kundër administrimit të drejtësisë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.

Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë, e cila u mbajt 9 dhjetor.

Sipas aktakuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe FahriFazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe VllaznimKryeziu), kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës sa ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aty thuhet se anëtarët e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan për të ndikuar në dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të priveligjuara të datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.

Si rrjedhojë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Ndërsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës. Kurse, Kuçi i ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës. /BetimipërDrejtësi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqiptohen gjoba për prishje të qetësisë publike dhe punë jashtë orarit në kryeqytet

Shqiptohen gjoba për prishje të qetësisë publike dhe punë jashtë orarit në kryeqytet

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e personit që u hodh nga ura në Ujman

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e personit që u hodh nga ura në Ujman

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Rënie e temperaturave, reshje shiu e shkarkime rrufesh gjatë javës

Pacolli e pranon se kishte deputetë nga Grupi Parlamentar që kundërshtuan Limajn për kryeparalmetar

Pacolli reagon pas sulmeve:  S’mund të më lëkundni, e lëre më të më thyeni

Shqiptohen gjoba për prishje të qetësisë publike dhe punë jashtë orarit në kryeqytet

Shqiptohen gjoba për prishje të qetësisë publike dhe punë jashtë orarit në kryeqytet

Uzuni gati për aventurën amerikane

Uzuni vazhdon me gola në SHBA

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e personit që u hodh nga ura në Ujman

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e personit që u hodh nga ura në Ujman

Vriten dy ushtarë izraelitë në Gaza – mbi 18,000 të plagosur që nga fillimi i luftës

Vriten dy ushtarë izraelitë në Gaza – mbi 18,000 të plagosur që nga fillimi i luftës

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Rënie e temperaturave, reshje shiu e shkarkime rrufesh gjatë javës

Mbi 100 organizata humanitare bëjnë apel urgjent për lejimin e ndihmës në Gaza

Programi Botëror i Ushqimit: Një në tre palestinezë në Gaza nuk kanë ngrënë asgjë prej ditësh

Pacolli e pranon se kishte deputetë nga Grupi Parlamentar që kundërshtuan Limajn për kryeparalmetar

Pacolli reagon pas sulmeve:  S’mund të më lëkundni, e lëre më të më thyeni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X