TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Caktimi i paraburgimit për 9 të dyshuar për manipulime me vota, Apeli e kthen rastin në rivendosje

by TËVË 1
31 minuta ago
0
A A
Manipulimi masiv i votave në Prizren, dhjetëra komisionerë në pranga edhe për ryshfet

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, duke e kthyer në rivendosje çështjen e caktimit të paraburgimit ndaj D.Sh., J.H., S.B., A.L., Q.K., A.V., F.L., M.H., dhe G.P., të dyshuar për manipulim me vota në Prizren.

Përmes vendimit të marrë më 4 shkurt 2026 Apeli ka aprovuar pjesërisht si të bazuara ankesat e mbrojtjes së të pandehurve: D.Sh., J.H., S.B., A.L., Q.K., F.L., M.H., dhe G.P., avokatëve: Rinard Pulaj, Blerim Mazreku, Muhamet Shalaj, Hysen Gashi, Kushtrim Muqaj, Bekim Parallangaj, Xhelil Elshani dhe Valon Kabashi.

Sipas Apelit, të pandehurit mbeten nën masën e paraburgimit deri në marrjen e një vendimi të ri.

Në vendimin e Apelit thuhet se Themelorja më 24 janar ua caktoi paraburgimin të pandehurve: D.Sh., J.H., S.B., A.L., Q.K., A.V., F.L., M.J., dhe G.P.

Kundër këtij aktvendimi, ankesë kishin paraqitur avokatët: Rinard Pulaj, Blerim Mazreku, Muhamet Shalaj, Hysen Gashi, Kushtrim Muqaj, Bekim Parallangaj, Xhelil Elshani dhe Valon Kabashi.

Avokati i D.Sh., Rinard Pulaj kishte paraqitur ankesë për shkak të shkeljes së të drejtës për liri dhe siguri të garantuar me Kushtetutë, shkeljes së dispozitave procedurale që garantojnë respektimin e të drejtës dhe gabimeve në fakte, të cilat kanë rezultuar me gjetje të gabuara nga ana e gjykatës lidhur me pretendimet për plotësim të kushteve për caktimin e paraburgimit.

Mbrojtja kishte propozuar që të ndryshohet aktvendimi i ankimuar dhe që masa e paraburgimit të zëvendësohet me ndonjë masë më të butë.

Mbrojtësi i J.H., avokati Blerim Mazreku kishte paraqitur ankesë për shkak të të gjitha bazave ankimore, duke i propozuar Apelit që të mbrojturit të tij t’i ndërpritet masa e paraburgimit dhe të mbrohet në liri, ose t’i zëvendësohet me ndonjë masë më të butë.

Mbrojtësi i A.L., avokati Hysen Gashi kishte ushtruar ankesë për shkak të shkeljes së dispozitave ligjore të KPPK-së, duke propozuar që të mbrojturit të tij t’i caktohet ndonjë masë më e butë sikurse është paraqitja në stacion policor.

Mbojtësi i S.B., avokati Muhamet Shalaj kishte paraqitur ankesë për shkak të shkeljeve thelbësore të dispozitave të procedurës penale, konstatimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe shkeljes së dispozitave të Kodit Penal, me prpozim që t’i ndërpritet paraburgimi S.B.

Edhe avokati i F.Ll., Bekim Parallangaj kishte ushtruar ankesë për shkak të së drejtës për liri dhe siguri të garantuar me Kushtetutë, shkeljes së dispozitave procedurale që garantojnë respektimin e të drejtës dhe gabimeve në fakte, të cilat kanë rezultuar me gjetje të gabuara nga ana e gjykatës lidhur me pretendimet për plotësimin e kushteve për caktim të paraburgimit. Propozoi që të anulohet aktvendimi i ankimuar ose të zëvendësohet paraburgimi me ndonjë masë alternative.

Mbrojtësi i Q.K., avokati Kushtrim Muqaj kishte ushtruar ankesë për shkak të zbatimit të gabuar të dispozitave të KPPRK-së, duke propozuar ndryshimin e aktvendimit të ankimuar, t’i ndërpritet paraburgimi ose t’i zëvendësohet me ndnjë masë alternative sikurse është paraqitja në stacion policor.

Edhe mbrojtësi i G.P., avokati Valon Kabashi kishte ushtruar ankesë për shkak të shkelejeve thelbësore të dispozitave të procedurës penale, duke propozuar që të mbrojturit të tij t’i caktohet masa e paraqitjes në stacion policor.

Dhe mbrojtësi i M.J., avokati Xhemil Elshani kishte ushtruar ankesë për shkak të shkeljes së dispozitave procedurale dhe vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, duke propozuar që të ndërpritet masa e paraburgimit dhe t’i zëvendësohet me masën e paraqitjes në stacion policor.

Në anën tjetër, Prokuroria e Apelit me parashtresë ka propozuar që ankesat e mbrojtjes të refuzohen si të pabazuara dhe të vërtetohet aktvendimi i ankimuar.

Gjetjet e Apelit:

Gjykata e Apelit gjen se aktvendimi i ankimuar është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, lidhur me dyshimin e bazuar, në cilat prova mbështetet dyshmi i bazuar dhe arsyetimin e caktimit të kësaj mase.

Sipas Apelit, gjyqtarja e procedurës paraprake në arsyetimin e aktvendimit të ankimuar nuk ka dhënë arsyet të qarta dhe konkrete mbi bazën e të cilave do të vërtetohej dyshimi i bazuar se nëntë të pandehurit kanë kryer veprat për të cilat dyshohen, e që do të ishte edhe bazë ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

Apeli konstaton se në aktvendimin e Themelores vetëm janë listuar provat, por nuk janë analizuar e as konkretizuar veprimet individuale të të pandehurve dhe nuk janë sqaruar dhe as vlerësuar- për të vlerësuar bazën kryesore, që është dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen.

“Si rrjedhojë, moselaborimi i këtyre provave e bën vendimin të paqëndrueshëm dhe të pamjaftueshëm në aspektin arsyetues dhe material”, thuhet në vendim.

Apeli thotë se erdhi në përfundim që në aktvendimin e Themelores është bërë një përshkrim i mospërputhjes së votave pa sqarimin se në bazë të cilës provë është vërtetuar mospërputhja në numrin e votave.

Andaj, Apeli gjen se shkalla e parë ka dështuar të japë një vlerësim të plotë dhe të arsyeshëm të provave të paraqitura gjatë procedurës, duke mos argumentuar bindshëm se si ka ardhur në përfundimin mbi ekzistimin e dyshimit të bazuar nëse të pandehurit kanë kryer veprat penale.

“Për më tepër, në vendimin e gjykatës së shkallës së parë mungon një trajtim analitik i standardit të “dyshimit të bazuar”, si kriter vendimtar në fazën përkatëse të proceduës. Pa këtë analizë, gjykata ka rrëshqitur në një vlerësim formal dhe jo substancial të rrethanave të çështjes, gjë që cenon të drejtën e të pandehurve për një vendim të drejtë, të arsyetuar dhe të bazuar në prova”, thuhet në vendim.

Më tej, thuhet se Themelorja ka përmendur vetëm peshën e veprave si shumë të rënda, por me asnjë fakt dhe asnjë provë të vetme nuk ka argumentuar se si një vepër e tillë mund të përsëritet sërish nga të pandehurit.

Gjithnjë sipas Apelit, pesha e veprës penale si e vetme nuk mund të jetë bazë për caktimin e paraburgimit, mirëpo duhet plotësuar në mënyrë kumulative edhe me ndonjë rrethanë konkrete që tregon rrezikun e përsëritjes së veprës penale.

Andaj, Apeli konstaton se vendimi i shkallës së parë është nxjerrë në kundërshtim me dispozitat e procedurës penale dhe e vlerëson të domosdoshme të anlohet dhe lënda t’i kthehet në rivendosje të njëjtës gjykatë.

Shkalla e parë udhëzohet që në rivendosje të bëjë analizimin dhe vlerësimin e plotë dhe të detajuar të të gjitha provave relevante dhe të sqarojë në mënyrë të argumentuar nëse ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit. Pra, të argumentohet dyshimi i bazuar dhe të mbështetet në prova të artikulueshme. Si dhe, të argumentohen edhe bazat e veçanta të caktimit të paraburgimit konform dispozitave ligjore në fuqi.

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së katër seancave dëgjimore, më 24 janar 2026, kishte caktuar masën e paraburgimit ndaj 23 të dyshuarve për manipulim me vota.

Nga 109 të ndaluarit për manipulim me vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Prokuroria kishte kërkuar masën e paraburgimit për 23 prej tyre, e për të cilët Themelorja aprovoi këtë kërkesë.

Gjykata Themelore kishte njoftuar se kjo masë u caktua nën dyshimet për kryerjen e veprave penale kundër të drejtës së votimit, kanosja, marrja e ryshfetit dhe dhënia e ryshfetit.

Sipas njoftimit, 21 të pandehur dyshohen për “Falsifikim të rezultateve të votimit”.

“Gjyqtarët e procedurës paraprake, kanë marrë vendim si në vijim: Njëzetenjë (21) të pandehurve, O.Sh., V.B., A:K., B.B., A.H:, A.K., Gj.Sh., L.K., B.Xh., E.G., I.P., I.H., A:D., dhe B:B., D.Sh., J.H., S.B:, A.L., Q.K., A.V., M.J., i’u është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 23.02.2026 për shkak të dyshimi të bazuar se secili veç e veç ka kryer veprën penale, falsifikimi i rezultateve të votimit nga neni 216 par. 2 lidhur me nenin 31 të KP-së”, thuhej në njoftim.

Kurse, A.V., dyshohet për “Falsifikim të rezultateve të votimit” dhe “Marrje ryshfeti.

“Ndaj një (1) të pandehure, A.V.,, i është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 23.02.2026 për shkak të dyshimi të bazuar se ka kryer veprat penale penale, falsifikimi i rezultateve të votimit nga neni 216 par. 2 të KP-së, dhe marrja e ryshfetit, nga neni 422 paragrafi 1 të KP-së”, thuhej në njoftimin e Themelores.

Më tej, thuhej se G.P., dyshohet për “Kanosje” dhe “Dhënie ryshfeti”.

“Ndaj një (1) të pandehuri G.P., (në cilësinë e vëzhguesit) i është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 23.02.2026 për shkak të dyshimi të bazuar se ka kryer veprat penale penale, Kanosja nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 te KP-së, dhe Dhenia e ryshfetit, nga neni 422 paragrafi 1 te KP-së”, njoftoi Gjykata. /BetimipërDrejtësi

Tags: Gjykata e ApelitparaburgimTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

IPTV ilegale në Kosovë: Treg i hapur, fitime të fshehta dhe pak ndëshkim

IPTV ilegale në Kosovë: Treg i hapur, fitime të fshehta dhe pak ndëshkim

Abdixhiku takon ambasadorin e Gjermanisë, flasin për zhvillimet politike në vend

Abdixhiku takon ambasadorin e Gjermanisë, flasin për zhvillimet politike në vend

Rama pas miratimit të buxhetit të Prishtinës: Demokracia funksionon kur ndërtohet, jo kur bllokohet

Rama pas miratimit të buxhetit të Prishtinës: Demokracia funksionon kur ndërtohet, jo kur bllokohet

Numërimi i votave nga diaspora pritet të kryhet në fundjavë

Kërkohet paraburgim ndaj 22 kryesuesve për dallavere me vota në Gjakovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën