TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Cakolli: Vendimi i PZAP-së për votimin e diasporës siguron integritetin zgjedhor

by teve1
45 minuta ago
0
A A
Cakolli: Vendimi i PZAP-së për votimin e diasporës siguron integritetin zgjedhor

Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar si pikë të rëndësishme kthese për integritetin e zgjedhjeve vendimin e fundit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili përcaktoi se votimi i diasporës në zgjedhjet e 28 dhjetorit duhet të zhvillohet vetëm në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës dhe jo në hapësira alternative.

Sipas Cakollit, vendimi rikthen një standard të qartë ligjor dhe, nëse rasti përfundon në Gjykatën Supreme, ai pret që edhe kjo instancë ta konfirmojë.

“Ky vendim mbyll çdo dilemë për mënyrën e organizimit të votimit jashtë Kosovës,” ka deklaruar ai.

Cakolli theksoi se PZAP-i ka ndalur përpjekjet për krijimin e një situate të rreme, sipas së cilës diaspora paraqitej si e penguar nga votimi.

Ai shtoi se as PZAP-ja, as parashtruesit e ankesës dhe as ndonjë institucion tjetër nuk e ka ndaluar të drejtën e diasporës për të votuar, por vetëm ka refuzuar shkeljen e ligjit “në emër të narrativave politike dhe kauzave elektorale”.

Ai kujtoi se edhe në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit, kur afatet ishin më të gjata, shumica e qendrave të votimit jashtë vendit nuk arritën kapacitetin maksimal të regjistrimit të votuesve, duke nënvizuar se kërkesa reale nuk e ka tejkaluar kapacitetin ekzistues.

Cakolli kritikoi disa kërkesa të fundit për hapjen e qendrave shtesë të votimit në hapësira private, restorante apo ambiente fetare.

Sipas tij, këto iniciativa nuk burojnë nga nevoja praktike, por nga dëshira për të ushqyer narrativa elektorale.

Ai përmendi edhe paradoksin se vetë aktorët që këmbëngulën që zgjedhjet të mbahen më 28 dhjetor me arsyetimin se diaspora do të jetë në Kosovë, tashmë po kërkojnë qendra të reja jashtë vendit.

“Faktet janë të thjeshta dhe kokëforta,” u shpreh ai, duke theksuar se vendimi i PZAP-së dëshmon qartë se diaspora nuk është e penguar nga votimi, por do të votojë sipas procedurave të përcaktuara me ligj.

Sipas tij, kjo është mënyra më e sigurt për të garantuar vlefshmërinë dhe legjitimitetin e votës së çdo qytetari jashtë Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

LDK dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave për krime lufte në Kosovë

Vendim i prerë i Gjykatës Supreme, OEK i jep ultimatum ZRRE-së: 5 ditë kohë për zbatim

Vendim i prerë i Gjykatës Supreme, OEK i jep ultimatum ZRRE-së: 5 ditë kohë për zbatim

Deri tani, 24 mijë e 500 aplikime për të votuar nga diaspora, refuzohen rreth 3 mijë e 500

Deri tani, 24 mijë e 500 aplikime për të votuar nga diaspora, refuzohen rreth 3 mijë e 500

Krasniqi apelon tek mërgata të regjistrohen për votim në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Bitcoin bie mbi 5% për shkak të shqetësimeve për likuidimin

Bitcoin bie mbi 5% për shkak të shqetësimeve për likuidimin

Vendim i prerë i Gjykatës Supreme, OEK i jep ultimatum ZRRE-së: 5 ditë kohë për zbatim

Vendim i prerë i Gjykatës Supreme, OEK i jep ultimatum ZRRE-së: 5 ditë kohë për zbatim

Cakolli: Vendimi i PZAP-së për votimin e diasporës siguron integritetin zgjedhor

Cakolli: Vendimi i PZAP-së për votimin e diasporës siguron integritetin zgjedhor

Venezuela akuzon SHBA-në për synime mbi rezervat e naftës dhe kërkon ndërhyrjen e OPEC-ut

Venezuela akuzon SHBA-në për synime mbi rezervat e naftës dhe kërkon ndërhyrjen e OPEC-ut

Deri tani, 24 mijë e 500 aplikime për të votuar nga diaspora, refuzohen rreth 3 mijë e 500

Deri tani, 24 mijë e 500 aplikime për të votuar nga diaspora, refuzohen rreth 3 mijë e 500

Sergio Ramos drejt rikthimit në Evropë, i ofrohet gjigantit italian

Sergio Ramos drejt rikthimit në Evropë, i ofrohet gjigantit italian

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën