TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bytyqi për planin evropian: “Merre ose lëre” erdhi nga kokëfortësia e Kurtit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Bytyqi për planin evropian: “Merre ose lëre” erdhi nga kokëfortësia e Kurtit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, tha se nga “kokëfortësia” e kryeministrit, Albin Kurti, Kosova është e detyruar ta pranojë draft-statutin e Asociacionit, të prezantuar nga përfaqësuesit ndërkombëtarë.

Madje, Bytyqi vlerësoi që AAK nuk ka asnjë përgjegjësi politike për këtë draft-statut, derisa të njëjtin e cilësoi mjaft shqetësues për shtetin.

“Ajo çka na është thënë nga pjesëmarrësit në atë takim,  është mjaft shqetësues ky draft. Në momentin që Gjykata Kushtetuese del me një vendim, Kurti ka përgjegjësi të plotë. Pra, kjo është përgjegjësi kryesore e Kurtit ta zbatojë këtë draft. Kurti na ka sjellë në këtë gjendje, përderisa vihet në diskutim që të pranohet ky draft. Ne si opozitë gjithmonë kemi kërkuar që sa herë ka pasur takime në Bruksel të ketë raportim. Mirëpo, kryeministri asnjëherë nuk e ka ndërmarrë hapin që të na prezantojë diçka, qoftë edhe këtë draft, e së paku liderëve të partive për të mos ardhur deri tek kjo pikë “lëre ose merre”. Kurti me kokëfortësinë e tij na ka sjellë deri në këtë pikë. Ne nuk kemi asnjë përgjegjësi politike si Aleancë për këtë draft statut”, deklaroi Bytyqi në emisionin “Ditari”.

Po ashtu, Bytyqi pretendoi që tanimë Kurti është në dijeni “që në zgjedhjet e ardhshme nuk do të shpallet fitues”.

“Në bazë të draftit i cili është i dëmshëm për ne, Kurti e di që në zgjedhjet e ardhshme nuk do të jetë fitues, për këtë arsye po mundohet që zgjedhjet e ardhshme t’i fitojë me këtë kauzë dhe mandej ta zbatojë draftin”, shtoi tutje deputetja e AAK-së në Tëvë1.

Kujtojmë se teksa Kurti ka raportuar në Kuvendin e Kosovës lidhur me takimin e 26 tetorit në Bruksel, me liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, ka thënë se ende nuk e ka pranuar draft-statutin e Asociacionit.

“Draft-statuti i Asociacionit i prezantuar nga emisarët ndërkombëtarë e ndërpret trashëgiminë mos njohëse të Kosovës që ishte çimentuar në marrëveshjet e 2013 dhe 2015”, kë thënë Kurti./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeveria e Kosovës ndalon tregtimin e energjisë elektrike me kompani serbe

Qeveria e Kosovës ndalon tregtimin e energjisë elektrike me kompani serbe

Haxhiu kërkon hetime ndaj zyrtarëve të përfshirë në rastin e Arlinda Zekajt

Haxhiu: Presim sqarim nga Komisioni Evropian për këtë përzgjedhje të papërgjegjshme

AAK-ja kundër shpërndarje së Kuvendit

Tahiri për skandalin në Bruksel: BE të kërkojë falje, në Prishtinë dorëheqje

Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por duhen reforma

Kënga serbe kundër Kosovës në Bruksel, Terras: KE dhe Marta Kos i kanë borxh Kosovës një shpjegim

​Shqipëria shkëlqen në Ligën e Kombeve, Duka: Një edicion fantastik

​Shqipëria shkëlqen në Ligën e Kombeve, Duka: Një edicion fantastik

Rama në Bruksel për Forumin e Zgjerimit të BE-së, takime me Costan dhe Metsolën

Rama në Bruksel për Forumin e Zgjerimit të BE-së, takime me Costan dhe Metsolën

Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por duhen reforma

Kënga serbe kundër Kosovës në Bruksel, Terras: KE dhe Marta Kos i kanë borxh Kosovës një shpjegim

Haxhiu udhëton sot për në Bruksel

Haxhiu udhëton sot për në Bruksel

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën