Analisti, Ardian Bytyqi ka deklaruar se përpjekjet për diskutime ndërmjet partive politike lidhur me çështjen e presidentit nuk kanë munguar, por sipas tij, ende nuk ka iniciativa konkrete për zgjedhjen e tij.
Sipas Bytyqit, opozita mund të ketë një skenar të qartë politik, duke u përgatitur për zgjedhje të reja me synimin që Albin Kurti të mos arrijë mbi 40 deputetë në Kuvend.
Megjithatë, ai e konsideron të pamundur një rënie të tillë të mbështetjes për Kurtin.
Ai gjithashtu vlerëson se aktualisht opozita nuk ka forcë të mjaftueshme politike për t’u përballur me kryeministrin, duke theksuar se ky i fundit ka arritur të konsolidojë strukturat e tij në terren.
“Iniciativat për me diskutua për çështjen e presidentit nuk kanë munguar, po mungojnë iniciativat për me zgjedh presidentin e vendit, opozita e donë një president konsensual po aktualisht nuk ka sjell ndonjë emër, unë po mendoj që të dy palët kanë një qëndrim, por ajo çfarë po më bën mua dyshues është që opozita kësaj here ka një skenar. Opozita po përgatitet me shkua në zgjedhje me qëllim që Albin Kurti, të ketë nën 40 deputetë, pastaj që këta t’i kenë të gjitha numrat që ta formojnë Kuvendin, Qeverinë dhe Presidencën, kështu unë kam mendua sepse në këtë variant në këtë lojë po luan PDK, LDK që këta të bëhen bashkë kundër Albin Kurtit. Idea se Kurti mund me shkua nën 40 deputetë është e pamundur, sepse nuk ka mundësi nga 57 deputetë të bie në 38. Opozita nuk ka forcë politike aktualisht që t’i dalë përballë kryeministrit Kurti sepse ai e ka në një far forme të etabluar komplet strukturën e saj në teren”, ka deklaruar Bytyqi në emisionin “Ditari” në tëvë1./teve1.info/




