Bytyçi në Tëvë1 tha se këto takime pritet të ndodhin, sepse sipas tij, tashmë jemi në fazën e intensifikimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Edhe mund të ndodhë një gjë e tillë tashmë është faza ku pritet të intensifikohet dialogu dhe do të duhej të intensifikohej sepse, dialogu tashmë është në interesin e Kosovës që të ketë një periudhë më intensive të dialogut dhe një arritje të një marrëveshje gjithëpërfshirëse që të mos vazhdojë ky status quo e dialogut të përhershëm, sepse kjo i konvenon Serbisë. Rrjedhimisht mund të pritet që do të ketë takime në të ardhmen e afërt”, tha ai në emisionin “Ditari”. /teve1.info./