TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Buzë liqenit të Batllavës, banorët e fshatit Orllan ende nuk kanë ujë të pijshëm

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Buzë liqenit të Batllavës, banorët e fshatit Orllan ende nuk kanë ujë të pijshëm

Vetëm disa metra larg shtëpisë së tij gjendet liqeni i cili furnizon me ujë të pijshëm Podujevën e një pjesë të Prishtinës.

Por edhe pse shtëpinë e ka buzë liqenit, Ymer Bajrami, nga fshati Orllan i Podujevës, ujin e Batllavës nuk mund ta përdorë për pije.

Kjo pasi ai dhe disa shtëpi të tjera në këtë fshat nuk janë të furnizuar me sistemin e ujësjellsit.

Për këtë, Bajrami detyrohet që ujin për pije çdo ditë ta nxjerrë në këtë formë.

“Baba qe ka rrnu këtu në vitin 1928, ka vdekë e nuk ka pas ujë kurrë këta e din gjithë Orllani e deri tash nuk e kanë pru kurrë. Në vitin 2021-22 e kanë sjellë ujësjellësin por më siguri i kanë ngjitë gypat e këqij e ka dështuar”, tha Ymer Bajrami, banor në fshatin Orllan.

E për shkak të problemit me ujë të pijshëm, në këtë fshat jetojnë vetëm disa familje.

Për këtë, Bajrami thotë se nuk po mund as të organizojnë ndonjë protestë.

“Ne jemi këtu një 10-15 familje që rijmë verë e dimër, tjerët bashkëfshatarë, kanë shpija në Bardhosh, Podujevë atyre nuk iu intereson shumë për ujë, sa me bo ndonjë protestë të fortë. Edhe kur u ankojshim njerëzit bënin hajgare qysh 100 metra liqenin afër e ujë nuk keni”, tha Bajrami.

Nga Komuna e Podujevës, thonë se projekti ka nisur në vitin 2019, por kompania e cila ka fituar tenderin e ka lënë në gjysmë punë.

Zëdhënësi i Komunës ka deklaruar se këtë kontratë e menaxhon KRU Prishtina.

“Ka qenë një projekt i nënshkruar në vitin 2019,  një kontratë e nënshkruar ndërmjet Komunës së Podujevës dhe Kompanisë së Ujësjellësit Prishtina,dhe  Ministrisë së Mjedisit, ajo ka mbetur në gjysme pasi operator ekonomik që ka qenë duke zhvilluar punimet nuk i ka përfunduar të gjitha punimet nga viti 2021 i ka ndërprerë punimet dhe ne vazhdimisht edhe përmes KRU PRISHTINA edhe përmes Ministrisë kemi dorëzuar letra dhe kemi bërë kërkesa që të vazhdohen punimet”, tha zëdhënësi i Komunës së Poduejvës, Fatri Zhitia.

Nga Kompania rajonale e ujësjellësit bëjnë më dije se së shpejti do të punohet që këtyre banorëve të iu dërgohet uji.

“Ne ende zyrtarisht nuk e kemi marrë në menaxhim, e kemi formuar një ekip, se kjo është një zonë e re për neve, që do të punojë enkas me këtë fshat. Sa përket furnizimit me ujë në fshatin Orllan, pjesa dërmuese kanë furnizim me ujë, por janë në disa rrugica, aty ku banorët janë kyçur vetë përmes pusetave pa na pyetur neve si ujësjellës”, tha zëdhënësi i KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku.

Në vitin 2019, ministri i atëhershëm i Ministrisë së Mjedisit, Fatmir Matoshi kishte nënshkruar kontratë në vlerë mbi 900 mijë euro për ndërtimin e sistemit të ujësjellësit në fshatin Orllan.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita e katërt e protestës në Prishtinë organizatorët thonë se nuk i ka bashkuar partia – por UÇK-ja

Protesta vazhdon edhe nesër në Prishtinë

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Policia reagon për protestën e mbrëmjes në Prishtinë

Gruda i kundërpërgjigjet Konjufcës: Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar qartë se brenda 30-ditësh duhet të konstituohet Kuvendi

“Një komb që e ka paguar shtrenjtë lirinë, kërkon drejtësi”, Gruda reagon nga protesta

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Barcelona e mposhti në udhëtim Sevillan, shkëlqen Raphinha

Barcelona e mposhti në udhëtim Sevillan, shkëlqen Raphinha

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Sami Lushtaku reagon nga protesta: Edhe sonte sheshi i stërmbushur

Sami Lushtaku reagon nga protesta: Edhe sonte sheshi i stërmbushur

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales, Qeveria është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales, Qeveria është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën