TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Busquets e Alba mbyllin karrierën me trofe

by tëvë1
2 muaj ago
0
A A
Busquets e Alba mbyllin karrierën me trofe

Të përfundohet karriera me trofe është e veçantë për secilin futbollist. Për Sergio Busquetsin dhe Jordi Alban të Inter Miamit, që njoftuan për pensionim para finales së MLS-së të zhvilluar të shtunën mbrëma, kjo ëndërr u realizua.

Inter Miami fitoi 3:1 ndaj Vancouverit për ta fituar titullin në Ligën MLS.  Dhe dy prej lojtarëve të mëdhenj spanjoll u larguan nga futbolli si fitues të mahnitshëm. Ata kanë shkruar histori sidomos te Barcelona.

“Ata do të mund të luanin ende pa asnjë problem, pasi po paraqiten në një nivel të pabesueshëm”, ka thënë trajneri i Inter Miamit, Javier Mascherano. “Por janë të vendosur për vendimin e tyre dhe nuk ka mënyrë më të mirë për largim se kjo. Karriera e tyre nuk meriton asgjë më pak se të përfundohet si kampion. Mendoj se ata janë futbollistë që janë prekur nga shkopi magjik. Sot i përshëndesim si e meritojnë, pasi kanë bërë histori në këtë klub”.

Jo vetëm tek Inter Miami Busquets dhe Alba kanë bërë histori.

Ata iu bashkuan klubit amerikan gjatë edicionit të vitit 2023. Mbrojtësi i krahut të majtë, Alba, dhe mesfushori defanziv, Busquets, së bashku me superyllin argjentinas Lionel Messi, e transformuan Inter Miamin. Kjo treshe luajti së bashku për shumë vjet dhe me shumë sukses edhe te Barcelona.

“Kam realizuar të gjitha ëndrrat dhe kam fituar më shumë se që kam ëndërruar”, ka thënë Alba, që tërhiqet në moshën 36-vjeçare. Ai ishte te Barcelona nga viti 2012 deri në vitin 2023. Për Spanjën i ka luajtur 93 ndeshje, kurse ka shënuar nëntë gola.

Me Barcelonën e ka fituar La Ligan gjashtë herë, ndërsa e fitoi Championsin në vitin 2015. Ka fituar edhe plot trofe të tjerë. Ishte edhe kampion i Evropës me Spanjën.

“Jam i lumtur. Ishte një karrierë e shkëlqyer. Nuk mund të ankohem. Qartë se disa gjëra kanë mundur të shkojnë më mirë, por jam krenar me çdo gjë që kam arritur”, ka thënë Alba.

Busquets i jep fund karrierës së mahnitshme në moshën 37-vjeçare. Në periudhën më të lavdishme të Barcelonës ai ishte lojtari që kreu shumë punë nën anën defanzive të mesfushës. Luajti përkrah Xavit dhe Andres Iniestas dhe është vlerësuar lartë. Për shumë njerëz është treshja më e mirë në histori e mesfushës.

Busquets është rritur te Barcelona. Në ekipin e parë të klubit ishte nga viti 2008 deri në vitin 2023. Për Spanjën i luajti plot 143 ndeshje.

La Ligan e ka fituar nëntë herë, ndërsa Kupën e Mbretit e fitoi shtatë herë. Busquetsi është tri herë fitues i Championsit dhe i shumë e shumë trofeve të tjerë. Me Spanjën e ka fituar Kupën e Botës 2010 dhe Evropianin në vitin 2012.

“I kam arritur të gjitha. Jam shumë i privilegjuar për rrugën që kisha, për vendet ku isha, për njerëzit me të cilët isha. Isha shumë i lumtur, e kam shijuar dhe tani është një periudhë tjetër në jetën time”, ka thënë Busquets.

Loja e Busquetsit dhe Albas, ndër të tjera ka ndihmuar edhe shkëlqimin e Messit.

“Jam i lumtur. Jam i lumtur për atë që kanë arritur, i lumtur për ta”, ka thënë Messi pas ndeshjes finale në të cilën e udhëhoqi Inter Miamin me dy asistime.

“Sinqerisht, është e bukur për të gjithë që ata e përfunduan karrierën në këtë mënyrë. E kanë merituar për atë që ishin si lojtarë. Janë dy prej më të mëdhenjëve në histori në pozitat e tyre. E kanë merituar me karrierën që kanë pasur, me atë që kanë fituar. Diçka vërtetë e bukur përfundoi, diçka të cilës ata ia kushtuan jetën e tyre”, ka shtuar argjentinasi.

Messi ka thënë se u dëshiron çdo të mirë Busquetsit dhe Albas. Ka thënë se janë dy shokë të tij, të cilët i do shumë.

“Jam i lumtur që ata mund të largohen si kampionë”, ka thënë Messi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Goli i 16-të i Muriqit në La Liga

Goli i 16-të i Muriqit në La Liga

FBK dënon sulmin ndaj gjyqtarit në ndeshjen Vëllaznimi – Sigal Prishtina

FBK dënon sulmin ndaj gjyqtarit në ndeshjen Vëllaznimi – Sigal Prishtina

​“Kupa e Pavarësisë” mbledh 60 sportistë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

​“Kupa e Pavarësisë” mbledh 60 sportistë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Basketbollistet e Bashkimit fitojnë Kupën

Basketbollistet e Bashkimit fitojnë Kupën

Sot mot i freskët, temperaturat maksimale deri në 24 gradë celsius

Mot i vranët të hënën

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Deputetët zviceranë me një rezolutë kërkojnë drejtësi e barazi në Hagë

Goli i 16-të i Muriqit në La Liga

Goli i 16-të i Muriqit në La Liga

Mot kryesisht me diell në ditët e para të vitit 2025

Dita më e ftohtë e javës do të jetë e enjtja

Rreziku nga ortekët, rruga drejt Thethit e mbyllur

Rreziku nga ortekët, rruga drejt Thethit e mbyllur

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

Konjufca: Të gjendet një formë e re e Asociacionit

Konjufca pritet të jetë kryenegociator i dialogut me Serbinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën