Gruaja ka deklaruar se edhe në të kaluarën burri i saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj, por se ajo nuk e ndjen vetën të rrezikuar, raporton teve1.info
I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 31.12.2022 – 00:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, Viktimës femër kosovare. Sipas viktimës në të kaluarën i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj, mirëpo e njëjta nuk e ndien veten të rrezikuar dhe nuk dëshiron urdhër mbrojtës. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.