Një burrë është arrestuar në Prizren pasi është raportuar se e ka rrahur gruan dhe fëmijën e tij, raporton teve1.info
Sipas njoftimit të Policisë, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prizren 22.05.2023 – 19:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijës të tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.